osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Luli niset me “thesin me gurë” në Berlin

Luli niset me “thesin me gurë” në Berlin

Nga Anri Bala

Partia Demokratike mblodhi sot grupin parlamentar, për të folur për aksionet opozitariste, kundra qeverisë, ku kryesori ishte lirimi i protestuesve kuksian të Rrugës së Kombit. Kauzë më qesharake dhe mediokre se kjo, nuk di të ketë pasur politika në ndonjë cep të globit.

Jo se mund ti gjykojmë veprimet e hallexhinjëve të asaj proteste, se sa dhe si duhen dënuar, apo për shumë arsye duhen amnistuar, por idiotësia e këtyre palaçove me puro dhe Rolex, qëndron se kanë trokitur në derën e gabuar… për t’i përkrahur.

Ndoshta edhe kanë të drejtë që të gabojnë, sepse siç duket nuk janë përmendur akoma pas nokdaunit të fundit, ku u rrëzuan, jo në tapet, por fluturuan sipër litarëve, e në gjumë mendojnë, se është koha e artë e tyre… kur “udhëheqësi i madh” bënte prokurorin, gjyqtarin, policin dhe  vrasësin!

Sot, ata qytetarë, të fajshëm, të pafajshëm, të lirë apo të shtrënguar, i nxjerrin vetëm organet e drejtësisë, që fatmirësisht po kthehen në jetë, pas “traumës” dhjetra vjeçare. Fatkeqësisht, fantazma “opozita pa opozitë” ka kapur kauzën e gabuar në vendin e gabuar, dhe është bindur edhe vetë, se duhet të varet pas ndonjë “huri” tjetër.

Sot, i erdhi “fati” tek dera dhe e ka kapur, ndaj pa humbur kohë nxitoi të dërgonte në Berlin kryetarin, që qesh edhe kur qan, me thesin e gënjeshtrave, që e mban në shpinë kudo që shkon, të qahet, qyrravitet e përdëllohet, për herë të fundit: “Mos i hapni negociatat Shqipërisë, me qeverinë e drogës, narkotrafikut… piku… iku”, e shpifje të bëra bajat edhe për një politikan të djathtë gjerman, që e ka përkthyer pa e dëgjuar.

Aq shumë ka folur dhe e ka nxirë Shqipërinë, sa faqja e nxirë e vendit prej tij dhe shpurës së tij, politikanëve Europian u duket sot, faqja më e bardhë, vetëm sepse e thotë një faqezi i “damkosur”… si ai.

Partia e tij sot heshti dhe nuk u tha shqiptarëve, se çfarë do bënte Luli në Gjermani, një ditë para vendimit madhor për vendin?! Kush e ka ftuar dhe përse është ftuar?! Heshtje për planin ogurzi, sepse sado faqezezë të jetë “opozita pa opozitë”, askush nuk e merr guximin, që të deklaroi, se ne do flasim deri kur të plasim, që Shqipërisë të mos i hapen negociatat!

Kurse ai, në një video të postuar nga salla me disa deputet u thoshte shqiptarëve, se kishte shkuar atje me thesin me gurë, për qeverinë dhe tufën me lule për Shqipërinë. Si biri më i famshëm i gënjeshtrës, ai del zbuluar me qëllimin e tij, duke u paraqitur si kontribues, pas marrjes së PO-së, sepse askush nuk i ka kërkuar të negocioi, dhe duke sharë qeverinë me miqtë e tij, nuk  ka politikan të japi nota pozitive vendit.

Mjeranët e opozitës së vetmuar, e dinë fare mirë, që hapja e negociatave i zhvesh ata lakuriq edhe nga kostumi imagjinar i protestuesit për asgjë, me miell, vezë dhe klithma, në ndihmë të të varfërve, por me bythën e tyre të  lyer me florinj. Por, shtyrja e negociatave është një arsye e fortë për ato, sado e pakuptimtë, për të krijuar një ide dhe për tu mburrur deri në vështirosje, se qëllimi i pengimit të Shqipërisë, ishte i drejtë.

Ka shumë pak gjasa, që dëshira e tyre marrake të realizohet, për të mos thënë asnjë… por si dhelpra e uritur që shikon ëndrra me sy hapur, duke vrapuar pas allateve të varura të dashit, me shpresën se po i bien, nuk kanë turp, që ta provojnë edhe njëherë… për herë të fundit.

Siç dihet, Komisioni Europian do t’i rekomandoi BE-së hapjen e negociatave, por janë deputetët e parlamentit që do vendosin, e jo të gjithë duan që BE të zgjerohet, aq më tepër në periudhë krizash.

Kështu që votimin mes “Po”-së dhe “Jo”-së, mund t’i ndaj dhe një deputet i vetëm dhe Luli duke pasur mike Dorisin e Pakut, mund të bind me thesin e tij të intrigave dhe gurëve disa deputetë gjerman, që të votojnë kundra, që të vazhdoi të fantazoi, për një kauzë të re edhe për ca ditë, siç bëri në Amerikë me “1 milon dollarët anti-Shqipëri”, deri kur drejtësia ta marrë si të pandehur.

Nuk besojmë se do ndodh, por ai guxon dhe nuk ndalet, për t’i shtuar malit me akuaza kundër tij, edhe një krim të konsumuar botërisht: “Antishqiptarizëm deri në vdekje, nëse shpëton bytha e tij nga antishqiptarizmi!” Nesër do ia dëgjoni zërin dhe këngën: “vajtojcë” nëse Shqipëria fiton dhe “hare” nëse e ardhmja vonon!/Tellalli