Vetëm dy vjet më parë ish kryeprokurori Adriatik Llalla goditi dhe nxori nga sistemi një ndër prokurorët më të rëndësishëm në Shqipëri, Shkëlqim Hajdarin.
Në bashkëpunim me krimin e organizuar, njerëzit e koruptuar dhe politikën Llalla godi në mënyrën më të ashpër të vetmin prokuror i cili nuk tërhiqej përballë asnjë çështjeje, sado dosje e rëndë të kishte në ngarkim.
Shkëlqim Hajdari është prokurori që hetoi vrasjen e Azem Hajdarit, vrasjen e ish ministrit të Mbrojtjes së Kosovës Ahmet Krasniqi, vrasjen dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës biznesmenit shqiptaro-maqedonas nga SHIK-u i Berishës, shpërthimit të Gërdecit, vrasjet e 21 janarit, naftën virgjin etj.
Prokurori Shkëlqim Hajdari, i cili kishte bërë rekursin në Gjykatën e Lartë për dosjen e 21 Janarit, mori në prill të vitit 2016 dy lajme negative në harkun e dhjetë minutave.
Brenda 15 minutave, Gjykata e Lartë vendosi të hedhë poshtë rekursin e tij për dosjen e 21 Janarit dhe Gjykata Administrative ka hedhur poshtë kërkesën e Shkëlqim Hajdarit kundër transferimit të tij si prokuror në Shkodër, pas konfliktit që kishte me Adriatik Llallën.
Brenda çerek ore pra gjykatat, që duket se ishin nën të njëjtin urdhër, morën dy vendime kundër tij, duke i hedhur poshtë edhe punën si prokuror, edhe kërkesën e tij për t’u mbrojtur nga një vendim arbitrar i eprorit të tij. Ku Adriatik Lalla e transferoi pas sherrit banal dhe përleshjes fizike në sytë e gjithë prokurorëve në hotel Tirana në fund të vitit 2014.
Rekursi i bërë nga Hajdari për çështjen e 21 Janarit, ishte bërë që më 28 shkurt 2013, pas hezitimit që Prokuroria e Përgjithshme kishte për ta bërë këtë rekurs.
Prokurori Hajdari tha në atë kohë se nga zyrtarë të lartë të Prokurorisë, është këshilluar të mos e bëjë rekurs, për arsye të kuptueshme politike, dhe pasi ai e ka bërë, dosja ka fjetur 3 vjet në Gjykatën e Lartë, pa asnjë presion nga Prokuroria për afatet.
Ai ka pasur pas kësaj, një periudhë konfliktuale me drejtuesit e Prokurorisë, për shkak të një vije qëndrimesh që binin ndesh me pjesën politike që mban nën kontroll Prokurorinë, sidomos për çështje të nxehta si 21 Janari, Gërdeci etj, vrasja e Remzi Hoxhës, nafta Virgjin etj.
Kjo solli dhe konfliktin e tij personal me kryeprokurorin Adriatik Llalla, dhe transferimin e tij në Shkodër, përmes akuzave dhe kundërakuzave.
Një transferim dhe denigrim profesional që erdhi thjeshtë dhe vetëm se kryeprokurori i atëhershëm në shërbim të politikës Llalla nuk e donte Shkëlqim Hajdarin nëpër këmbë.
Njëherësh Shkëlqim Hajdari hodhi dy vite më parë akuza të forta për ndikimin e krimit të organizuar në vendimarrjen e prokurorisë ka hedhur edhe prokurori i dorëhequr, Shkëlqim Hajdari.
Në intervistën për Zërin e Amerikës, Hajdari ngriti akuza të rënda për shkelje të ligjit, përdorim politik apo lidhje me krimin e organizuar.
“Disa elementë në institucionin e prokurorisë po kontrollohen nga krimi i organizuar dhe nga korrupsioni dhe përdoren nga politika”, tha në atë kohë.
Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë se të jepte këtë intervistë Shkëlqim Hajdari, njëkohësisht Kryetar i Shoqatës së Prokurorëve në atë kohë, i paraqiti dorëheqjen ish presidentit Bujar Nishani, për shkak të pengesave në ushtrimin e detyrës, siç shprehet ai.
Hajdari pohoi se pas një pune profesionale për afro dy dekada, prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla e transferoi dhjetorin e kaluar nga drejtues i prokurorisë së apelit në prokuror të thjeshtë në Shkodër.
Ai thotë se kjo dorëheqje erdhi sepse situata në organin e akuzës është bërë alarmante për një shtet demokratik, ku emërimet e shkarkimet bëhen në shkelje të ligjit dhe në favor të personave të paaftë.
Në intervistën e dhënë në VOA ai thotë disa elementë në institucionin e prokurorisë po kontrollohen nga krimi i organizuar dhe nga korrupsioni dhe përdoren nga politika.
“Dorëheqja ime nuk është një akt dorëzimi, përkundrazi, është një akt i përgjegjshëm sensibilizimi dhe motivimi të prokurorëve të ndershëm, të cilët në sistemin e prokurisë janë në maxhorancë.
Për fat të keq, prokurorët nuk munden dot të artikulohen dhe të gjejnë forca për të ndaluar këta individë, të cilët nëpërmjet shkeljes së hapur të ligjit, përdorimit politik dhe kriminal të tyre e kanë katandisur organin e akuzës në një organ, i cili vetëm zbatimin e ligjit nuk bën më”, tha ish kryetari i shoqatës së prokurorëve në atë kohë.
Hajdari thotë se në vitet e fundit një numër jo i vogël prokurorësh profesionistë nga krimet e rënda dhe sektorë të tjerë janë transferuar në mënyrë të paligjshme nëpër periferi dhe pikërisht në zonat ku janë përballur me bandat e armatosura.
Këtë situatë të jashtëzakonshme mund ta rregullojë, sipas tij, vetëm reforma në drejtësi, e cila do të nxjerrë pasuritë e mëdha të disa prokurorëve, lidhjet me krimin të disave madje edhe lidhjet me Sigurimin e Shtetit të disa të tjerëve.
“Këshilli aktual i prokurorisë, një organ i cili duhej të mbronte trupën e prokurorëve nga paligjshmëritë që i vijnë nga Prokurori i Përgjithshëm e më gjerë, është kthyer në një vegël qorre, që shkel ligjin në mënyrë të vazhdueshme dhe është bërë një mashë, që ka shkatërruar kolegë të ndershëm, të cilët kanë punuar me ndershmëri, përkushtim, nuk kanë pranuar kurrë të përdoren politikisht gjatë karrierës së tyre”, deklaronte në atë kohë Hajdari për VOA.
Duke evidentuar faktin që atëherë se organi i prokurorisë i drejtuar nga Adriatik Llalla ka qënë nën ndikimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe politikës.
Njeriu që ka kaluar nëpër duar dosjet më të rënda në Shqipëri, dhe që ka debatuar për shkak se nuk ka lejuar futjen e duarve nga krimi i organizuar, korrupsioni dhe politika këto akuza që po i bëhen sot Adriatik Llallës i ka artikuluar që dy vite më parë.
Akuza këto që janë bërë publikisht dhe që kanë pasur kosto për Shkëlqim Hajdarin, deri sa u dorëhoq nga sistemi i dejtësisë dhe për më tepër u përball deri në kërcënime me jetë./Pamfleti.com