Në një konferencë të mbajtur ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama bashkë me Taks Forcën “anti-covid”, ka marrë fjalën drejtoresha e Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror, Vjollca Braho, e cila prej një muaj ka qenë e prekur nga koronavirusi.
Ajo përmes lotëve ka treguar përballjen me virusin, teksa është shprehur se ka prekur v.dekjen dhe ka falenderuar mjekët që e ndihmuan të rikthehej në jetë.
Ndër të tjera Braho u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat pasi ky virus është i rrezikshëm.
“Dua të falenderoj mjekët e ‘Shefqet Ndroqit’, që më ndihmuan ta kalojë këtë betejë jo vetëm mua, por të gjithë.
Janë herojt e Shqipërisë për punën e palodhur që ata kanë treguar.
Unë jam një dëshmi e gjatë, pas tre javësh unë preka v.dekjen kur oksigjeni vajti në 40%.
Duhet pasur kujdes, sot je mirë, nesër e sheh veten në spital,” u shpreh Braho.