Abuzuan me tenderat, a.rrestohet drejtori i prokurimeve të OSHEE, me urdhër të SPAK. Ndërsa është shpallur në kërkim Alma Ferraj, e cila dyshohet se ka përvetësuar 132 mijë euro rryshfet.
Irma Derguti dhe Athinta Papa janë lënë në a.rrest shtëpie. A.rrestimet janë bërë me urdhër të prokurorit Klodian Braho në SPAK, pas një hetimit për korrupsion dhe shkelje të barazisë në tenderë.
Hetimet për këtë çështje kanë nisur prej disa muajsh ndërsa dyshohet se janë të përfshirë dhe persona të tjerë.