osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ministri i Jashtëm grek vjen sot në Tiranë, zbardhet axhenda e takimeve, ja çështjet që do të diskutohen me krerët e politikës

Ministri i Jashtëm grek vjen sot në Tiranë, zbardhet axhenda e takimeve, ja çështjet që do të diskutohen me krerët e politikës

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, do të vizitojë ditën e sotme Tiranën, ku do të takohet me krerë të shtetit dhe politikës.

Dje u zbardh axhenda e takimeve të cilat nisin në orën 11:00 fillimisht me ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj. Diskutimet sipas Ministrisë së Jashtme greke do të përqendrohen në çështje me interes dypalësh, europian dhe rajonal me theks në rrjedhën e marrëdhënieve greko-shqiptare, zhvillimet në rajonin e Mesdheut Lindor dhe perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.

Më pas ministri i Jashtëm do të pritet nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i vendit, Ilir Meta. Në përfundim të takimit me Ramën do të kenë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Gjatë vizitës së tij, ai do të zhvillojë gjithashtu bisedime me kryetarët e Partisë Demokratike dhe Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Lulzim Basha dhe Vangjel Dule, si dhe me biznesmenë grekë që operojnë në Shqipëri.

Një nga temat kryesore të bisedimeve do të jetë dhe çështja e detit me Shqipërinë. Kryediplomati helen shpreson te rinisja e dialogut mes Shqipërisë dhe Greqisë rreth kësaj marrëveshje, ndërsa theksonte se zgjidhja e problemeve të vjetra është edhe në interesin e Shqipërisë duke pasur parasysh perspektivën europiane.

Në fund të vizitës së tij, ministri i Jashtëm do të takohet me Lumturinë e Tij Kryepeshkopin Anastasios të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë. Ndërkohë që pak kohë më parë ministri i Jashtëm në detyrë i Greqisë, Nikos Dendias, ka komentuar ecurinë e bisedimeve me Shqipërinë dhe Greqisë, lidhur me çështjen e kufirit detar.

Në një intervistë për mediat greke, kryediplomati ka deklaruar se dëshiron që të zgjidhen sa më shpejt çështjet e prapambetura me Shqipërinë. Mes të tjerash, ministri Dendias ka theksuar se me Shqipërinë ishte nënshkruar marrëveshja e vitit 2009, por që sipas tij, nuk pati zhvillim për arsye të panjohura, duke shtuar së është mirë që të arrihet një marrëveshje e kënaqshme për të dyja palët.