Mbrëmjen e djeshme ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj është përplasur me ish deputetin e Partisë Demokrate, Gazment Bardhi.
Në një ndërhyrje telefonike në emisionin “Opinion”, Ahmetaj ka sqaruar çështjen e inceneratorëve, por është ndërprerë nga Bardhi.
Ministri ka ngritur zërin dhe i është drejtuar Bardhit me fjalët ‘pusho se të tregova se çfarë ke marrë nga zyra e atyre’.
Pjesë nga debati:
Ahmetaj: Pusho!
Bardhi: Mos më thuaj mua pusho fare ti .
Ahmetaj: Pusho se të tregova ca ke marrë nga zyra e atyre…Do të nxjerr bojën .
Bardhi :Ti je me bojë të nxjerrë.
Ahmetaj: Rri se do të them ndonjë gjë tjetër .
Bardhi: Thuaj ça të duash. Nuk do i gëzosh lekët që ke marrë.