Biznesi i vogël në Fier ka protestuar sot kundër përfshirjes në skemën e TVSH-së. Ata kanë hedhur parulla kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama e mes tyre ka qenë edhe ky qytetar që ka recituar një bejte.
Përfaqësues të bizneseve të vogla në Fier kanë zhvilluar një protestë para prefekturës së këtij qyteti, pasi kundërshtojnë skemën e vendosjes së TVSH për biznesin e vogël. Me pankarta në duar ata kanë thënë se futja e TVSH për bizneset me mbi 20 milionë leke xhiro do të thotë mjerim dhe falimentim.
BalkanWeb ka siguruar videon ku fieraku këndon aq bukur dhe duket se i drejtohet popullit. Pak e paqartë mbetet nëse ai thumbon qeverinë apo opozitën, vlerësojeni vetë.
“O moj Haxho nga Lyzati
Ç’të pa by**
Ç’të pa trapi
Qenke ters nga tabiati
Jo atje po këtu…
Moj shtëpia me shumë pleq
Kush e prish, e kush ha e kush ndreq