Denoncimet ne platformen e bashkeqeverisjes shqiperiaqeduam.al eshte kthyer ne piken kyce te zgjidhjes se problemeve te qytetareve si dhe ka shkaktuar furtune ne administrate.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka dalë dje në një deklaratë për mediat ku ka informuar publikun për valën e shkarkimeve e të masave disiplinore, si rezultat i kontributit të drejtpërdrejt të qytetarëve në luftën e përbashkët kundër grabitqarëve e parazitëve që janë ende të pranishëm në zyrat e hipotekave e të Aluiznit, siç e quan edhe kryeministri Rama.
Në fjalën e saj, Gjonaj bëri me dije ankesat e ardhura nga qytetarët në portalin e bashkëqeverisjes dhe nga ana tjetër masat konkrete të ndërmarra.
Kështu si pasojë e ankesave të ardhura nga qytetarët dhe verifikimit të instancave përkatëse të këtyre ankesave janë marrë 91 masa ku janë larguar nga puna 46 persona dhe masë disiplinore për 45 të tjerë, zyrtarë të ALUIZNI-t.
Ministrja Gjonaj theksoi se këto masa janë rezultat i bashkëqeverisjes me qytetarët ndaj ftoi këto të fundit që të vijojnë me denoncime sa herë që shohin raste abuzimi.