Nga Anri Bala
Edi Rama më në fund i’a dha shkelmin Ilir Metës, pas kaq vitesh flirtimesh, duke e çakorduar mendërisht dhe duke e lejuar që të shpalos publikisht defektet psiqike të pësuara, fill pasi e mbylli me ligj në zyrën e presidencës, që tinëzisht ai dhe bashkëpunëtorët e tij, ia dhuruan duke e këshilluar dhe trembur, se kjo ishte e vetmja mundësi për të shpëtuar nga drejtësia.
Iliri e pranoi, jo se i duhej ai vend, por i duhej e ardhmja e tij, e familjes biologjike dhe e familjes politike. Vetë i pari i shtetit, që nuk ishte pak, kur mundësia për të fituar ishte e siguruar. Gruas partinë, një SHPK mjaft fitimprurëse dhe vajzës kurorën e zonjës së parë, që edhe aty familja të gllabëronte diçka nga xhepat e shqiptarëve, si emër me përfitim jo të vogël, një OJQ e padeklaruar.
A i doli keq apo mirë, këtë koha do e tregojë, sepse e gjithë kjo axhendë me detyrim përcaktim, mendojmë se nuk u kuptua nga Meta, ngaqë fatkeqësisht i ka të ulët diapazonin e të kuptuarit të veprimeve që sjellin pasoja të rënda.
Duke qenë i papregatitur nga kurthi që i’u ngrit, tashmë Ilir Meta përfundimisht ka rrëshkitur. Thirrjet lart e poshtë për rrëzime dhe kapërcimet kushtetuese, në shkelje të detyrës që kryen, janë faza të mesme të lajthitjes mendore.
Ngritjet e duarve, duke imituar simbole, që as nuk i kupton dhe as kë përfaqësojnë, herë si shqiponjë e herë si dordolec, e bëjnë më të qartë në sy të opinionit, se sëmundja po përparon. Herë i dehur e herë i egërsuar dhe asnjëherë i qetësuar, duket ashiqare se Meta e ka humbur arsyen. Humbja e arsyes të çon drejt raportit mjekësor… nga klinikat e shëndetit mendor.
Ndërsa Rama vëzhgon nga larg dhe e pickon me thumba, duke e detyruar që të reagoi, ashtu siç i duhet atij…si anormal, e kështu thuajse po e realizon qëllimin e tij: Largimin e Metës me raport mjekësor, duke zbatuar nenin 91 të Kushtetutës.
Në fakt Rama ka një qëllim më të rëndë…po e shtynë në qorrsokak, që të marrë një vendim, që e dërgon pas hekurave dhe jo për kurim…! Bëhet fjalë për dekretin e shpërndarjes së Parlamentit.
Duke qenë se atje lart ku ka hipur, nuk ka se si mos t’i duket vetja ashtu siç e thërrasin dhe e emërojnë, me shkrim dhe me gojë, në letra e fjalime “blushat dhe bibilushat” e Presidencës… shkëlqesia e tij, nuk ka asnjë mundësi që mos të infektohet edhe nga një tjetër sëmundje psiqike… ajo e “delirit të madhështisë”.
Dekretimi i paprecedent i shpërndarjes së parlamentit, dekret që sipas tij do zbatohet nga 3 milion shqiptarë, përkthehet grusht shteti institucional dhe kryengritje popullore, edhe sikur të ndiqet nga 20 veta.
Rama po pret si gjahtari prenë e tij, duke e joshur përditë e më shumë, se ai mund ta bëj… si trim. Nëse ndodh, Ramës do i ndrit fati, sepse Metën nuk do e gjej as në rrugë për ndonjë peshk apo ngjalë, por do e ketë të paketur në Reç tëurtë dhe pa fjalë!/Ekskluzive.al