Monika Kryemadhi, duke folur nga Durrësi në një takim me Kryesinë e LSI-së në qytetin bregdetar, i dërgoi një mesazh kryeministrit Rama, duke thënë se partia e saj jo vetëm do të dalë forcë e parë por e paralajmëroi se do të “thyejë hundët” nëse tenton të deformojë votën e qytetarëve.
“Jam e bindur se gara do të jetë mes Tiranës, Fierit dhe Durrësit kush do të jetë i pari. Kemi një garë shumë të madhe me grupin e Tiranës, po kështu një garë shumë të madhe me grupin e Fierit, është garë idesh dhe jo garë votash.
E ardhmja e fëmijëve të shqiptarëve është më e rëndësishme se e ardhmja politike e kujdo politikani qoftë ky duke filluar nga kryeministri ynë i degraduar për të vazhduar më pas me gjithë shpurën e tij.
Përfitoj nga rasti të përshëndes të gjithë suflerët e kryeministrit të degraduar që në Durrës jo vetëm do ta ketë LSI-në forcë të parë por do ta ketë LSI në Durrës avangarde për të ndryshuar politikën e krimit që ka instaluar në Shqipëri.
Do të thyejë hundët jo vetëm Edi Rama por kushdo që do të kërkojë të deformojë votën e qytetarëve shqiptarë.”– tha Monika Kryemadhi. (TemA)