Përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta është zhvendosur në rrjetet sociale ku ata adresojnë akuza ndaj njëri-tjetrit.
Por së fundmi, shefi i qeverisë ka zgjedhur një “meme” për të ironizuar kreun e shtetit i cili vijon të japë dekorata për kapitale politike.
Rama përcjell në Instagram një punim ku Meta dekoron veten: “Komplimenta autorit kushdoqoftë😂😂😂”, shkruan Rama teksa ndan edhe memen me ndjekësit e tij.