Gazetari Erion Skëndaj raporton se ditën e sotme ka pasur më shumë urgjenca në dy spitalet COVID.
Sipas tij, aktualisht në spitalin Infektiv, janë të shtruar 80 pacientë, ndërkohë që në 24 orët e fundit janë paraqitur 9 urgjenca.
Po ashtu, Skëndaj pohoi se situata në spitalin “Shefqet Ndroqi” është e rënduar, pasi janë të shtruar 180 pacientë.
Mësohet se aktualisht 30 shtretër janë bosh, ndërsa gazetari Skëndaj pohoi se duhet të merren masat nga instancat shëndetësore, pasi situata mund të bëhet edhe më e vështirë nëse nuk reagohet në kohë.