Berisha dhe Meta po përdorin gjithë arsenalin e tyre kundër Edi Ramës, gjatë këtyre muajve të fundit. Pasi ngritën një televizion me para që nuk dihet se nga vijnë, ata kanë afruar gazetarë dhe analistë të shumtë, që të s.ulmojnë Edi Ramën.
Por, interesant është një prej tyre. Kjo, për faktin se është teolog mysliman, ose të paktën ashtu prezantohet në publik. Ai ka qenë madje për disa vite edhe drejtues i Kulteve Fetare, kur në pushtet ishte Berisha.
Quhet Ermir Gjinishi, një personazh me lidhje të dyshimta, gjë për të cilën edhe e larguan nga Komuniteti Mysliman Shqiptar. Prej disa muajsh, ndërkohë që kishte kohë që ishte “zh.dukur”, ai është aktivizuar, por këtë radhë politikisht.
Tani Gjinishi shfaqet si analist në portalin e familjes Berisha, për të s.ulmuar Edi Ramën, me një fjalor që do t’ia kishte zili edhe Fahri Balliu.
Nuk dihet se çfarë e shtyn një “teolog”, që të paktën publikisht përgjatë gjithë këtyre viteve është përpjekur të mbajë distancë nga politika, të kthehet në një “k.amikaz” në duart e Shkëlzen Berishës, por duket shumë e çuditshme përfshirja e tij në këtë betejë “për j.etë a v.dekje”, të dyshes Berisha-Meta kundër Edi Ramës.
V.rasja e Sali Tivarit dhe ndalimi i Gjinishit
Komuniteti Mysliman vite më parë do të t.ronditej nga një ngjarje e r.ëndë brenda zyrave të tij. Në janar të vitit 2002 u q.ëllua brenda godinës, sekretari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Sali Tivari.
Deri më tani nuk është d.ënuar askush për v.rasjen e tij, pasi Prokuroria ka pezulluar hetimet për shkak të mungesës së provave, megjithatë disa dokumente të gjeneruara në atë periudhë nga Departamenti Amerikan i Shtetit në lidhje me v.rasjen në fjalë, hedhin dyshime të forta mbi grupet e.kstremiste të mbështetura nga fondacioni “Al Haramain” në atë periudhë në Tiranë.
“Sali Tivari, një zyrtar i lartë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë u v.ra në janar të vitit 2002. Ermir Gjinishi, i cili mbështetet nga AHF (Shoqata Al H.aramain) u ndalua si i dyshuar në lidhje me këtë ngjarje, por mbi të nuk u arkivua asnjë akuzë. Ai u lirua më vonë nga autoritetet shqiptare.
Pak para se të v.ritej, Tivari kishte vënë në dijeni AHF-në, pjesë e së cilës ishte edhe Gjinishi, se kishte ndërmend të reduktonte ndikimin e huaj mbi Komunitetin Mysliman”, theksohet në dokumentin e Departamentit Amerikan të Shtetit, në të cilën ka një raport të posaçëm mbi aktivitetin e shoqatës në Shqipëri, e cila është bijë e rrjetit t.errorist të Al K.aedës.
Në këtë dokument paraqiten lidhjet e Al K.aedës me Al H.aramainin, por edhe përfaqësuesit zyrtar të kësaj shoqate në Shqipëri. Më pas, raporti vijon duke shpjeguar edhe arsyet e v.rasjes së Tivarit nga e.kstremistët e El H.aramain.
“Para se të v.ritej, Tivari kontrollonte financat, personelin, vendimet dhe çështjet që kishin të bënin me donacionet mbi myslimanët në Shqipëri.
Kjo i jepte atij një fuqi që t’i mbijetonte disa tentativave të e.kstremistëve të trajnuar për ta zëvendësuar me qëllim marrjen e fuqive ekzekutive të tij”, thekson raporti.
V.rasja e Sali Tivarit në zyrë u shoqërua me hije të mëdha dyshimi për shkak edhe të aktivitetit të shtuar të celulave egjiptiane të Al K.aedës në Shqipëri.
Në atë periudhë pati aksione të bujshme të Policisë së Shtetit kundër këtyre celulave, duke a.rrestuar figura të larta të kësaj organizate t.erroriste në Shqipëri.
Anëtarët e huaj të Al K.aedës apo organizatave të saj bija, ose u a.rratisën ose u a.rrestuan nga shteti shqiptar, ndërsa mbështetësit vendas u larguan për një periudhë nga vendi për t’u rikthyer sërish me një orientim të ndryshuar tashmë./TemA