Anita Haradinaj ka rrëfyer jetën e saj me Ramush Haradinajn. Rrëfimi i zonjës Haradinaj vjen pas lajmeve të qarkulluara në media, se kjo e fundit është dh.unuar nga i shoqi.
“Të jesh figurë publike do bëhesh pjesë e faqes së parë të gazetës apo portaleve, pjesë e thashethemeve. Jeta publike këto i ka. Unë jam munduar të jem e diskutueshme për mirë”, shprehet Anita për “Abc News”.
Të gjitha lajmet që kanë qarkulluar, Anita i cilësoi si një thashetheme shumë të ulët, ndërsa iu përgjigjet duke thënë se Ramushi ka 17 vite që e “rr.eh me dashuri”.
“Mua Ramushi ka 17 vjet që më rr.eh me dashuri. Nuk e di çfarë të them tjetër. Ky ka qenë një thashetheme shumë i ulët.
Unë kam bërë një reagim në Facebook. Nuk e komentoi dhe as nuk dua ta komentoj, sepse e ul nivelin tim dhe unë nuk dua të bie në nivel të asaj çfarë jam.
Pavarësisht se e mbajnë veten për gazetarë nëpër media, me këtë histori kanë dëshmuar se për dy klikime më shumë kanë shitur gjithçka, edhe integritetin e vet.
Kështu që unë nuk dua të bie në atë nivel dhe nuk do e komentoj më shumë se kaq. Veçse kaq, unë kam një burrë shumë të mirë dhe është shumë burrë shtetas dhe një baba i dashur”, deklaroi ajo.
Anita sqaron se në 6 tetor kur ka nisur të qarkullojë lajmi në media, ajo ka qenë në Durrës në një festë ditëlindjeje, ndërsa Ramushi ishte në Kosovë me fëmijët.
“Jo fare. Nuk është hera e parë që kam qenë pjesë e thashethemeve. Ne e kemi si shprehje që më është trashur lëkura. Por kjo ka qenë shumë e ulët.
Nuk është se më ka bërë përshtypje thashethemi sesa shqetësimi që u ka sjellë familjarëve dhe njerëzve, qoftë edhe fëmijëve. Unë kam qenë në Durrës, Ramushi ka qenë në Kosovë me fëmijët. Madje kam dëshmitarë okularë”, u shpreh ajo.