LSI thotë se vendimi i Ramës për mbajtjen e maskës edhe në rrugë, është lobuar nga kompani private, të cilat kanë prodhuar miliona maska dhe iu kanë mbetur pa shitur.
Ka dyshime të forta se kjo u bë për të shitur miliona maska që ka prodhuar një kompani pranë qeverisë.
Kompani që janë afër qeverisë dhe që kanë prodhuar miliona maska, duket se tashmë ndodhen në momente kritike dhe kanë kërkuar ndihmën e qeverisë.
Dhe Edi Rama ua ka dhënë zgjidhjen. Po miraton vendime qeverie që të detyrojnë njerëzit të mbajnë maska, në të kundërt gjobiten.
Duke ditur se diku te 1.5 milionë shqiptarë do jenë të detyruar të vendosin maskat ose gjobiten nga shteti, dihet se një maskë nuk shërben për një muaj, atëherë do jenë miliona maska të cilat do të shiten në Shqipëri.
Ose më saktë disa milionë euro që fitohen nga shitja e detyruar e maskave, se ndryshe qeveria të gjobit”, thotë LSI.
Vendimi për mbajtjen e maskës në rrugë dhe heqjen e saj në bare e ristorante, në fakt është parë si absurd.