Ka ndërruar j.etë sot nga Covid-19 drejtori i Përgjithshëm i Objekteve Publike në Bashkinë e Tiranës, Feti Fanaj. Miqtë e tij kanë shprehur në rrjetet sociale mesazhe prekëse nga jeta e tij.
“Qofsh i Xhennetit Feti Fanaj, na u lëndua zemra dhe shpirti. Planet e Zotit jane me medha, shoqeria te deshi dhe beri c’mundi per ty.
Nuk do e harroj fytyren e Admirit kur e takova ne Stanboll dje, djali i qeshur por qe dje nuk buzeqeshte.
Ishit shembull i nje sakrifice ku shoku te behet vlla… lamtumire mik e shok!” shkruan një prej miqve të tij.
Prej më shumë se një muaji, Feti Fanaj, i prekur nga koronavirusi, ishte nisur drejt Turqisë, ku përgjatë tre javëve të fundit mbeti i intubuar dhe nuk ia doli dot të mposhte virusin.
Feti Fanaj ndërroi j.etë në një moshë mjaft të re, vetëm 45-vjeç. I shtruar në s.pital në Turqi, ai as nuk e mori vesh që një javë para se ai të mbyllte sytë, babai i tij, ishte ndarë nga j.eta po ashtu.
Fetiu la pas nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të vogël, që sot kanë marrë vesh me trishtim të madh lajmin e ndarjes së tij nga j.eta.