osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

PS të enjten mbyll ligjin për izolimin e presidentit, Meta shton sulmet dhe kërcënimet ndaj qeverisë dhe kryeministrit

PS të enjten mbyll ligjin për izolimin e presidentit, Meta shton sulmet dhe kërcënimet ndaj qeverisë dhe kryeministrit

Partia Socialiste të enjten mbyll ligjin për izolimin e Presidentit të Republikës.

Pak ditë më parë Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ngriti grupin e punës që do të merrej me hartimin e draftit dhe propozimin në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të projektligjit “Për Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë”.

Ky grup pune përbëhet nga deputetët Vasilika Hysi dhe Adnor Shameti nga mazhoranca parlamentare, si dhe deputeti Alban Zeneli nga pakica parlamentare, ndërsa u caktua si afat për draftimin dhe propozimin e projektligjit data 15 tetor 2020.

Por duket se PS brenda 15 tetorit do të ketë gati ligjin për izolimin e Metës. Gazeta ka mësuar se ditët e fundit grupi i punës ka zhvilluar një sërë takimesh konsultative me ekspertët e jashtëm lidhur me këtë nismë dhe sugjerimet e tyre janë reflektuar në ligjin e ri. Ndërkohë sipas informacioneve nga grupi i punës, për të pasur një ligj sa më të mirë mësohet se janë nxjerrë të gjitha dekretet e kthyera në Kuvend nga Presidentët gjatë 15 viteve të fundit dhe gjithashtu mësohet se ligji i ri organik do jetë i ngjashëm me ato të vendeve të Bashkimit Europian.

Kjo do të thotë se brenda të enjtes që është edhe afati i fundit, ligji për izolimin e presidentit do të jetë përmbyllur, nëse nuk do të ndodhë ndonjë surprizë rrugë, i cili do të përmbysë atë të vitit 2016 për kompetencat e kreut të shtetit, pasi do të jetë më i ashpër. Megjithatë, mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Meta shton sulmet ndaj qeverisë

Vendosmëria e mazhorancës socialiste për t’i rrudhur kompetencat Presidentit të Republikës përmes një “Ligji Organik”, duket se nuk është mirëpritur nga presidenti Ilir Meta, i cili e ka kthyer normë që të sulmojë dhe akuzojë qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama thuajse dy herë në ditë.

Teksa dje ka vizituar monumentin e “5 Heronjve të Vigut” në Shkodër, presidenti Meta i ka dërguar një mesazh tjetër të mbushur me akuza kryeministrit Rama. Përmes një statusi në rrjetet sociale, zoti Meta thekson se tradhtarët dhe gjakprishurit nuk do t’ia dalin të cenojnë dinjitetin dhe veprën e Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit që ndriçon rrugën drejt së ardhmes së sigurt europiane, duke nënkuptuar se kryeministri Edi Rama nuk do ta ndalojë që të vijojë në dhënien e dekoratave.

“Sa herë e vizitoj Shkodrën, nuk mund të mos ndalem tek monumenti i “5 Heronjve të Vigut” për t’u përulur me respekt e nderim të thellë para jetës e veprës së bijve më të shquar të saj, të Lezhës dhe Mirditës, të cilët dhanë jetën për Çlirimin e Atdheut. Populli i Shkodrës dhe populli shqiptar nuk do t’i harrojë kurrë bijat dhe bijtë e saj më të mirë, të cilët sakrifikuan gjithçka për Shqipërinë e lirë, sovrane dhe demokratike.

Tradhtarët dhe gjakprishurit kurrë nuk do t’ia dalin të cenojnë dinjitetin dhe veprën e Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit që ndriçon rrugën tonë drejt së ardhmes së sigurt europiane. I paharruar dhe i përjetshëm kujtimi i 5 Heronjve të Vigut dhe i të gjithë Dëshmorëve të Atdheut”, shkruan ai. Ndërkohë, po dje kreu i shtetit ndërsa ishte i pranishëm në festën e përvitshme të Ishmit, sulmoi qeverinë lidhur me politikat dhe qasjen që kjo e fundit ka për punësimin.

Zona, sipas kreut të shtetit, ka potenciale të larta për zhvillimin ekonomik, por papunësia e komunitetit mbetet problemi kryesor, duke ia hedhur kështu fajin qeverisë Rama. Po ashtu, Meta përmendi vlerat historiko-kulturore të Ishmit, pozitën gjeografike dhe relievin e favorshëm për zhvillimin ekonomik, por tha se sfidë e madhe për komunitetin mbetet punësimi. Në këtë kontekst, kreu i shtetit kërkoi bashkim të të gjitha përpjekjeve në mënyrë që Ishmi të zhvillohet me ritme të tjera, ndërsa këshilloi mbrojtjen e natyrës, pasi sipas tij, kjo do të jetë vendimtare për të ardhmen ekonomike dhe të turizmit.