osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ilir Meta po kërkon një parti si “ombrellë” për t’u mbrojtur nga drejtësia

Ilir Meta po kërkon një parti si “ombrellë” për t’u mbrojtur nga drejtësia

Ilir Meta është tepër aktiv në politikën e ditës, me një intensitet më të shtuar dhe se vetë krerët zyrtarë të partive politike në Shqipëri.

Kreu i shtetit shihet të lëvizë në çdo cep të Shqipërisë, ku takimet e tij i shoqëron gjithnjë me sulme ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Por dhe me betime se do të mbrojë këtë vend, nga shtypja e “klikës së Rilindjes” dhe nga junta që kërkon të vendosë kreu i mazhorancës.

Madje Meta thotë se është gati të japë dhe jetën për të mbrojtur demokracinë e lirinë në Shqipëri.

“Zero surprizë nga Kuvendi i Turpit dhe Kokoshkave, që ulin kokën dhe ngrenë dorën. Ka vetëm një fajtor dhe ky është Mister 1 Prilli ose Profeti i Kokoshkave. Të tjerët janë bashkëpunëtorët e tij të rëndomtë, të blerë, të kapur, të shantazhuar e të nënshtruar.

Presidenti është i qartë për shpartallimin e plotë të këtij komploti të mirëorganizuar prej 20 vitesh kundër popullit e kombit tonë, për defaktorizimin e shqiptarëve si një popull dhe komb europian.

Tre milionë shqiptarë do dinë si t’i përgjigjen këtij provokimi të poshtër, në mënyrë të bashkuar, europiane dhe Shqiptare. Askujt të mos i vijë keq për popullin shqiptar.

S’jemi bërë për mëshirën e askujt. Do t’i dalim zot vetë vendit tonë e do tregojmë se e meritojmë Demokracinë e Lirinë. Nga 25 Prilli fillon një epokë e re në Shqipëri. Ajo e sundimit të popullit përmes referendumeve. Vetëm kjo do garantojë sundimin e ligjit dhe fundin e kësaj oligarkie antishqiptare. Numërimi mbrapsht sapo filloi. Jetën e japim, por demokracinë dhe lirinë kurrë më”, thotë Meta me gojën e Blushit të tij zëdhënës.

Ndërkohë që nuk lë rast pa reaguar ndaj të gjitha deklaratave të socialistëve, duke filluar nga kryeministri Edi Rama e duke përfunduar tek ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali.

Dhe ditën e dielë ka qënë shumë aktiv. Nga Shkodra ku ka qënë për të dekoruar mesfushorin e shquar Sabah Bizi, dhe ka bërë një vizitë dhe tek busti i heronjve të Vigut, pikërisht aty ku e kanë degdisur këtë bust aleatët aktualë të tij, e deri në Ishëm, Meta ka bërë thirrje për qëndresë ndaj regjimit të Ramës.

Duke përdorur historinë e 5 heronjve të Vigut për interesin e tij personal dhe duke u shtyrë më pas në kohë deri në periudhën e ilirëve dhe të Skënderbeut me fortesën e Ishmit, përpara një grupi nxënësisht Meta sërish betohet për qëndresë.

Pa harruar të përmendim këtu dekoratën e lartë që i dha Vojo Kushit, apo dekoratat e tjera që nga Selam Musai, Naim Frashëri dhe që i kanë shërbyer kryeministrit Edi Rama si shkas që të bëjë ironi me kreun e shtetit, në mbledhjen e fundit të asamblesë së PS.

Çka bëri që Ilir Meta të shkojë në gjendje të dehur në emisionin televiziv dhe të bëhej gazi i botës, dhe një burim frymëzimi për të gjitha emisionet humoristike në vend apo portalet e humorit që e përmbytën rrjetin me “meme” të tij në gjendje aspak të përshtatshme për një kryetar shteti. Aq sa ngatërronte data dhe histori, ku Arben Ahmetaj dilte ministër që në qeverinë e Berishës, apo parlamenti i dilte me 141 deputetë.

Për hir të së vërtetës Ilir Meta është në hall të fortë, pasi herët apo vonë do të përballet një ditë me drejtësinë e re.

Janë dosje të shumta që në një mënyrë apo tjetër, me gjithë “dashamirësinë” e SPK që e ka lënë në heshtje deri më tani, një ditë do të jetë i detyruar ky institucion të hetojë dhe vendosë për dosjet e rënda që janë në ngarkim dhe të Ilir Metës.

Duke parandjerë dorëzimin tek drejtësia një ditë, Ilir Meta po kërkon një “ombrellë” për t’u mbrojtur. Dhe “streha” më e mirë për politikanë të këtij kallëpi është një parti politike, që të ketë fuqi imponuese. Si dhe retorika e fortë nacionaliste dhe atdhetare.

LSI është një kuota shumë të ulëta për shkak se si një parti klienteliste e ngritur vetëm mbi premtimin për vende pune në pushtet, qëndrimi katër vite në opozitë e ka rrudhur dukshëm mbështetjen për të.

Për më tepër që drejtimi i partisë nga Monika Kryemadhi, sidomos “trashëgimia” familjare e kreut të partisë, i ka dëmtuar shumë dhe ato pak kredeciuale që kishte LSI.

Ndërkohë që mundësia e garimit më vete, për shkak të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, ku kualicionet duhet të dalin në mënyrë taksative me një listë unike, ul shumë shanset që LSI të ketë peshë politike pas zgjedhjeve të 25 prillit të vitit të ardhshëm. Të gjitha sondazhet deri më tani i japin diçka mes 3 dhe 4 përqindshit.

Ndaj Ilir Meta ka hyrë fuqishëm në lojën politike duke përdorur gjithë beneficet që i jep të qenit President Republike. Njëherësh në momente sinqeriteti, shprehet se nuk është me Monikën pasi nuk e ka pyetur për djegien e mandateve dhe se i shërben më shumë përkujtimi i Margarita Tutulanit për vazhdimësinë e tij politike.

Pra Ilir Meta është në kërkim të një partie, për t’u mbrojtur, qoftë dhe duke bërë të pamundurën, atë të përpjekjeve për të marrë drejtimin e PS. Duke tentuar të shfrytëzojë faktin se ka qënë dikur numri dy i saj, kryeministër, ministër dhe gjithçka i bërë prej PS. Dhe e fillon me diversion!

Këtë shpjegon dhe letra publike drejtuar pak orë para mbledhjes së planifikuar, Asamblesë Kombëtare të PS, ku kërkonte që sëbashku të zbonin Edi Ramën nga partia.

“Të dashur shoqe dhe shokë socialistë, po ju drejtohem si një prej ish-themeluesve dhe ish-anëtarëve të parë të Partisë Socialiste, që ndihet krenar për kontributin e dhënë, jo vetëm për modernizimin e kësaj force politike, anëtarësimin e saj në Internacionalen Socialiste, por edhe për arritjet e sukseset saj në vite, veçanërisht për miratimin me Referendum të Kushtetutës në vitin 1998.

Unë hyra në Partinë Socialiste, atëhere kur nuk shkonte asnjë i ri dhe kur Edi Rama hidhte baltë të zezë mbi socialistët dhe Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Është ky individ, të cilin PS e mori nga refugjat dhe e bëri ministër, kryetar bashkie dhe kryeministër, i cili sot ka marrë peng këtë parti dhe po e keqpërdor stemën e PS-së për të bllokuar integrimin e Shqipërisë.

Ju e dini shumë më mirë se unë, se si ky njeri i papërgjegjshëm, përjashtoi nga kjo parti profesorët dhe intelektualët më të spikatur të vendit, për t’i zëvendësuar ata me trafikantë dhe kriminelë, të cilët ju skuqin sot nga turpi.

Ky njeri pa Atdhe, pa nder, pa vlera më akuzon sot se kam takuar skutave subjekte të OFL-së.

I kërkoj publikisht të bëjë publik emrin, skutën dhe orën kur e kam takuar këtë personazh të botës së krimit dhe unë do të jap menjëherë dorëheqjen.

Përndryshe, nëse nuk e bën këtë gjatë punimeve të Asamblesë së PS, jam i detyruar të merrem çdo ditë me të dhe t’u faktoj shqiptarëve lidhjet e tij të tmerrshme me botën e krimit, dëmet ndaj çështjes kombëtare, dhe nuk do t’i ndahem derisa ta përzemë së bashku edhe nga Partia Socialiste. I juaji si gjithmonë, Me korrektesë dhe mbajtje fjale-Ilir Meta”, shkruan Meta.

Një kërkesë e hapur fare, që nga pozicioni i Presidentit u bën thirrje forumeve të ish partisë së tij që bashkë me të të përzënë kryetarin e të vendosin atë në “fronin” e partisë më të madhe në vend.

Që është në kërkim të një partie për të gjetur një “strehë” për t’u mbrojtur nga drejtësia e tregon dhe fakti se njëherë tenton të marrë drejtimin e opozitës në Shqipëri, duke bërë që dhe Basha të distancohet dhe të fillojë qetë qetë takimet me fermerët, dhe njëherë tjetër të deklarojë se do të krijojë parti politike të vetën, përtej PS, PD dhe LSI.

Kjo i “shpëtoi” dhe në emisionin e Fevziut, teksa në gjendje aspak të mirë nga dreka e rëndë, sipas Spiropalit në Durrës, nxori në dritë projektin e krijimit të një partie të re politike.

Meta tha se edhe sikur opozita aktuale të mos hyjë në zgjedhje, më 25 Prill Edi Rama do të ketë përballë një opozitë. Duke aluduar ndoshta krijimin e një force të re opozitare, Meta angazhimi i tij është të sigurojë zgjedhje të lira e të ndershme, ndërkohë që forcat politike nuk janë në vëmendjen e tij.

“Edhe sikur opozita PD- LSI të mos marr pjesë në zgjedhje siç bëri në zgjedhjet lokale, në Shqipëri do të ketë opozitë zgjedhore dhe kjo opozitë do të fitojë në zgjedhjet e 25 Prilli” u shpreh Presidenti.

Për hir të së vërtetës një betejë e tillë e Ilir Metës do të vazhdojë derisa të gjejë një “ombrellë” ku të fusë kokën, pasi të dorëzojë Presidencën në korrik të vitit 2022. Më parë socialistët as kanë ndërmend të lëvizin, u nevojitet më shumë në Presidencë.

Për momentin ka gjetur mbrojtje vetëm tek dekorimet për herë të “n”-të të heronjve e dëshmorëve të Kombit, figurave të shquara të Rilindjes. Pra ka gjetur shpëtim në “varreza”.M.N-TemA