Partia Demokratike ditën e djeshme ka mbajtur votimet në qarkun e Tiranës, ku anëtarësia ka votuar për kandidatët që do të vijojnë në fazën tjetër të procesit për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.
Por kandidatët e propozuar në degën e Kavajës duket se nuk i kanë pëlqyer njërit nga anëtarët e PD-së, i cili në pjesën ku me “X” konfirmohen të gjithë kandidatët ka vendosur emrin e kryetarit të bashkisë Kavajë, Redjan Krali, i cili është pjesë e Partisë Socialiste.
Pasi ka bërë këtë veprim ai e ka fotografuar fletën e votimit dhe e ka shpërndarë në rrjetet sociale, ndërkohë që vërtetësia e fletës së votimit dallohet nga vula e Partisë Demokratike.