Futbolli në Maqedoni dominohet nga shqiptarët. Kryesoja ndër skuadrat shqiptare është Shkëndija, e cila këtë edicion ka shanse maksimale të fitojë titullin kampion, pasi është plot 20 pikë para Vardarit të Shkupit, diferencë e cila i jep ekipit të trajnerit qatip Osmani nëj qetësi olimpike për të pretenduar të fitojë trofeun.
Natyrisht, nuk është vetëm Shkëndija, pasi rezultate pozitive regjistruar në këtë xhiro në Maqedoni edhe ekipet e tjera shqiptare. Kështu, Shkupi ndali në transfertë Vardarin rival të fortë të Shkëndijës në shifrta 1-1, në një takim ku shkupjanët po fitonin derbin deri në minutën e katyërt shtesë. Vardari barazoi në sekondën e fundit 1-1. Skuadra tetovare Renova mundi 2-1 Pobedën dhe forcon pozitat në mestabelë. Për momentin asnjë skuadër shqiptare nuk rrezikon rënien nga kategoria.
Duke u kthyer te Shkëndija, ajo fitoi sot përballë Sileksit në transfertë me rezultatin e thellë 6-0. Tre gola u shënuan në pjesën e parë e tre gola në pjesën e dytë. Shënuan të gjithë, pasi ishin gjashtë lojtarë që shënuan nga një gol, gjë që e bëri më të bukur fitoren e Shkëndijës. Kuqezinjtë presin vetëm përfundimin e sezonit për të festuar titullin kampion. /Pamfleti Sport
Ndeshjet e xhiros 27 në Maqedoni
Sileks0 – 0 FC Academy Pandev
FK Skopje 0 – 1 Rabotnicki
FK Vardar Skopje 1 – 1 Shkupi
Pelister 0 – 6 KF Shkendija
Renova 2 – 1 Pobeda
Renditja
1 Shkendija 69
2Vardar Skopje 49
3 FK Sileks 41
4 Rabotnicki 35
5 Acad. Pandev 32
6 Renova 31
7 Shkupi 30
8 Pobeda 25
9 Pelister 24
10 FK Skopje 24