Presidenti Meta është akuzuar ditët e fundit se po i përdor dhëniet e dekoratave si qoka për të blere votat.
Nisur nga këto polemika që janë krijuar në lidhje me deklaratat e dhëna nga Presidenti Meta, ish-kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika, njëherazi një socialist i vjetër, ka publikuar një foto në rrjetet e tij sociale, ku shihet me një kapele, syze pranë detit.
Teksa ka publikuar foton ka ironizuar edhe presidentin Meta: “Edhe nja dy-tre dekorata, dhe marr statusin veteran”.