Qindra persona kanë protestuar sot në Romë kundër përdorimit të maskës, duke u shprehur se “cenon liritë individuale”.
Protestuesit mbanin pankarta mbi lirinë dhe demokracinë, të shoqëruara me flamuj italianë.
U regjistruan momente tensioni kur policia u mundua të gjente mes protestuesve personat që nuk e mbanin maskën në mënyrën e duhur.
Italia, që ishte epiqendra e valës së parë të koronavirusit, ka pasur shtim të rasteve të reja në javën e fundit. Nga më pak se 2000 raste në ditë, dje shënoi 5000.
Që nga nisja e pandemisë, Italia ka pasur 344 000 infektime dhe 36 000 viktima.