Nga Ilirjan Blloshmi
Ilir Meta ka nisur fushatën, pasi ka frikën e vet!
Një paradoks logjik dhe moral, po bluhet me mjeshtëri nga makineria e propagandës së Ilir Metës dhe punëtorët “e pavarur” mediatik të tij.
Me një gjuhë të lëshuar si ata rrugaçët e lagjes, presidenti i Republikës Ilir Meta ka nisur fushtën për veten e vet.
Këtë gjë po e bën në emrin e popullit. Po flet në emrin tënd o popull.
Por Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me popullin. Ilir Meta ka hallin e vet.
Ilir Meta nuk e di se cfarë do të thotë të jesh i varfër, pasi i ka dhënë Gimi 700 mijë euro.
Ilir Meta nuk e di se cfarë do të thotë, të mos mbushësh barkun me bukë thatë, pasi ha ngjala dhe mban dietë me paratë që i ka grabitur shqiptarëve.
Ilir Meta nuk e kupton se arsyet ekonomike nuk të lejojnë të dërgosh fëmijën në shkollë, pasi fëmijët e tij janë në Londër, në një nga shkollat më të shtrenjta në botë.
Diskursi politik dhe mediatik, i Ilir Metës është shpikja e një sallate termash, bërja turli e dekoratave që shpërndanë në Shqipëri dhe jashtë saj.
Ilir Meta po luan fort me këtë pike për të fituar sadopak simpatinë e shqiptarëve.
Në mungesë të armiqve, pasi askush nuk po merret me të, Ilir Meta ka nisur të gërmojë për mëkatarë dhe armiqt e brendshëm.
Ilir Meta duke parë që është një “kartë e djegur” në politikë, po përdor mekanizma të tjera.
Si p.sh krijimi i formacioneve jo politike. Ilir Meta ëndërron një lëvizje alla Tsipras si në Greqi, ose një lëvizje alla “5 Yjet” si në Itali.
E për këtë ka vënë në lëvizje cdo aset që paguan me paratë që i ka vjedhur shqiptarëve.
Ilir Meta duke qënë një biznesmen-politikan i ushtruar fort në profesionin e vjedhjes, grabitjes, gënjeshtrës, mashtrimit, po bën cdo gjë për shpëtuar karrierën e tij politike.
E këtë po e bën në kurrizin e vuajtur e të stër-madh të shqiptarëve.
Slogani, “mbi partitë” apo “për shqiptarët” i hedhur në treg nga Ilir Meta është thjesht elektoral.
Ky slogan i Ilir Metës nuk ka çfarë të japë e të mbledhë më, në skenën politike të Shqipërisë.
I vetëmi slogan që shqiptarët duhet të mbështesin është të shohin Ilir Metën në bankat e drejtësisë!
Nëse Ilir Meta nuk dënohet, atëhere mos i besoni asnjë fjalë, se çdo gjë që ai bën, e bën për vete dhe jo për shqiptarët.