Ka reaguar menjëherë pas mbylljes së fjalës së kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS, kryetarja e LSI.
Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi përsëriti vullnetin e LSI për të mos patur një koalicion me PS, para ose pas zgjedhjeve, ndërsa shtoi se, sa më shumë të sulmojë LSI-në aq më shumë i shtohen votat kësaj të fundit.
Gjatë kohës që qeveriste me LSI numri i largimeve ishte më i vogël. Ndërsa kur mori tepsinë e kusinë vetë largimet ishin në stratosferë”, u shpreh Kryemadhi.
Sa i përket një koalicioni të mundshëm me PS, Kryemadhi deklaroi: “Dua të them dhe të përsëris atë që tha Rama, mosvazhdimin e një koalicioni me Rilindjen”.
Në fund nuk mungoi edhe një batutë e kryetares së LSI: “Sa herë ma ka përsëritur Rama sot emrin, Ilir Meta nuk më ka thënë të dua”.
Pak minuta më parë, Presidenti Meta iu përgjigj Ramës duke i thënë se do më shumë ‘Margaritën se Monikën!’
‘Unë e dua më shumë Margaritën se Monikën! E di pse? Se Monika braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit tim, ndërsa Margarita në moshën 16-vjeçare shkruante në hartim:
“Më pyet shpesh vëllai më i vogël: Motër përse na duhet Atdheu? Dhe unë i përgjigjem: Atdheu na duhet që të jemi të lirë!”-shkruante Meta.