Kryeministri Rama i është përgjigjur ftesës për debat televiziv presidentit Ilir Meta. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Rama ironizoi presidentin Meta duke thënë se para debatit me të ai duhet të bëjë debat me Monika Kryemadhin për kreun e LSI dhe me Lulzim Bashën për kreun e opozitës.
“Ne jemi e vetmja e mirë që ka në politikën shqiptare”, ish deputetja i përgjigjet menjëherë Ramës. Por në kushtet aktuale kryeministri Rama tha se nuk do të zhvillojë debat me presidentin Meta.
“Thonë që na e bëre president, ai u bë president me votat e veta dhe të PS. Nuk e kam menduar që do shkallonte deri në këtë pikë. Meta thotë hajde në debat, Luli hajde, Monika hajde.
Vetëm Saliu nuk thotë se e di që është e gabuar. Iliri të bëjë njëherë debatin me Monikën kush është kreu i LSI se që punon për LSI fshehurazi është fakt.
Që të dy janë aksionerë është fakt. Që është turp që njëri ikën president dhe lë tjetrën të drejtojë ndërmarrjen dihet.
Pasi ta zgjidhin këtë, pasi të mundi Monikën në debat pastaj të bëjë debatin me Lulin kush është kreu i opozitës. Po e fitoi pastaj shohim. Po kështu jo.”, tha Rama.