Zbulohen të tjera biseda sekrete të “Zonjës së Parë” të SHBA, Melania Trump, të regjistruara nga ish-zyrtarja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Winston Wolkoff.
Në bisedat e fundit të publikuara nga mediet e huaja shfaqet tërbimi i Melania Trump me aktoren e filmave për të rritur, Stormy Daniels, teksa kjo e fundit kishte një marrëdhënie me burrin e saj, presidentin Donald Trump.
Në një seri bisedash të regjistruara fshehtësisht, Melania e quan atë “p,rostitutë p,orno”, kur mëson se foto e saj do të dalë në revistën Vogue.
Regjistrimet e telefonatave janë publikuar në librin e Stephanie Winston Wolkoff, ish-bashkëpunëtore dhe mikeshë e “Zonjës së Parë”.
Në bisedë Trump shpreh tërbimin e saj ndaj Stormy, e cila do të fotografohej për Vogue nga profesionistja Annie Leibovitz.
Melania thotë: “Annie Leibovitz po bën fotot e një p.rostitute p.ornoje dhe ajo do të shfaqet në edicionin e shtatorit apo tetorit.”
“Çfarë je duke thënë?”, e pyet Wolkoff?
“Stormy”, thotë Melania. “Do të dalë në revistën Vogue. Annie Leibovitz po i bën fotot.”
Aktorja p.orno Daniels, e lindur me emrin Stephanie Clifford, pretendon se ka pasur një marredhënie me Trump në 2006, kohë kur Melania ishte shtatzënë me djalin Barron.
Ajo tha se njerëzit e Trump i ofruan para, të mos e bënte publike historinë e saj.