osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

SKANDAL/ Policia e Shtetit kryen veprime antiligjore ndaj kompanisë së transportit jashtë çdo norme

SKANDAL/ Policia e Shtetit kryen veprime antiligjore ndaj kompanisë së transportit jashtë çdo norme

Një denoncim i ardhur në Tema Tv nga një kompani transporti që ushtron aktivitetin mes Kosovës dhe Shqipërisë ka nxjerrë në pah sesi funksionon shteti dhe ligji  dhe sesi Policia e Shtetit jo rrallë vepron jashtë çdo norme.

Dy ditë më parë, përfaqësues të kompanisë “Trans Shped” denoncuan në televizion Tema aktet e policisë shqiptare në qarkullimin e tre kamionëve të saj në rrugën Durrës – Kukës. Kamionët që transportojnë tuba janë ndaluar dhe gjobitur me argumentin se duhet të sistemojnë ngarkesën. Në fletën e gjobës që disponohet nga TvT është verbalizuar sanksioni për një prej automjeteve në masën 3000 lekë. Përtej këtij akti normal, mjetet nuk janë lejuar të ecin më tej, ndonëse deri në momentin që flasim nuk ka asnjë akt të shkruar për bllokimin e qarkullimit të tyre.

Drejtuesit e mjetit dhe përfaqësues të kompanisë kanë argumentuar pranë televizionit se ata qarkullojë shpesh në këtë aks dhe ngarkesa është rregulluar sipas standardeve dhe rregullave. Në pamjet video të përcjella duket ngarkesa dhe kamionët e bllokuar mbi të cilët mund të ngrihet gjykimi nëse argumenti i gjobës qëndron apo jo.

Në bazë të këtij denoncimi, TvT komunikoi me ministrin e Brendshëm, z. Fatmir Xhafaj dhe drejtorin e Policisë Rrugore, Mithat Tola. Në komunikimin e tij telefonik, ministri premtoi zgjidhjen e problemit duke ngarkuar vartësit.

Ministria e Brendshme në përgjigjen e vet zyrtare nxjerr disa argumente pse është vënë gjoba, ndaj së cilës nuk ka asnjë pretendim, por nuk jep asnjë përgjigje pse mjetet mbahen të bllokuara pa akt formal bllokimi. Këtu duhet theksuar se kamionët kanë kaluar në doganë pa asnjë problem dhe pa iu tërehqur vërejetje për asnjë problem sigurie.

Në komunikimin e tij, drejtori i Policisë Rrugore, z. Tola dërgoi një pamje fotografike nga kamionët e bllokuar për të argumentuar rrezikshmërinë e ngarkesës, por siç shihet ata kamionë nuk i përkasin kompanisë në fjalë(foto në galeri).

Kanë kaluar më shumë se 24 orë dhe mjetet mbahen të bllokuara dhe nuk lejohet të lëvizin. TvT që po ndjek në këto orë ngjarjen në terren, komunikoi me Drejtorinë e Policisë në Tiranë për të marrë një përgjigje për krijimin e kësaj situate dhe nga përgjigja që mori iu komunikua se:

Është ngarkesë me rrezik dhe për më tej duhet të komunikohet me shërbimin policor në autostradë

Kamera e TvT-së ka shkuar në pikën e stacionimit të policisë në rrugën Durrës Kukës, por aty nuk ka gjetur asnjë prej policëve të shërbimit.

Në materialet foto dhe video që sjellim më sipër, në pamje me sy të lirë duket se ngarkesa është e siguruar mirë, por sidoqoftë, ajo që rezulton është bllokimi me forcë i mjeteve pa asnjë argumentim ligjor dhe vendim të shkruar.

Nuk është e qartë nëse ministri Xhafaj është në dijeni apo jo të kësaj që po ndodh, apo edhe të faktit se menjëherë sapo TvT është interesuar për çështjen, në mënyrë informale, drejtuesve të mjeteve në fjalë u është kërkuar nga punonjës të policisë të kthehen në Kosovë. Por e sigurtë është se mënyra e veprimit në këtë formë nuk fsheh vetëm inkompetencë. Pas saj lindin dyshime për shumëçka tjetër, përderisa në rrugën Durrës – Kukës trau i qarkullimit ulet pse një polic dëshiron të ndodhë kështu dhe jo pse vepron ligji. Është ajo polici që e njohim mirë të gjithë që vepron si bandë jo rrallë herë, ajo polici që nuk ka mbi vete vetëm damkën e organizimit të trafiqeve, por pse është e tillë, arrin të prodhojë incidente të tilla të rënda dhe me pasoja.

Z. Xhafa është një ministër që premtoi vettingun në forcat e policisë dhe sot nuk di t’i japë zgjidhje një situate që është krijuar nga vartës të tij me uniformë dhe të armatosur. Kërkohet vetëm një copë letër, një shkresë që të përligjë çdo veprim. Mesa duket kjo është shumë e vështirë, pse zullumi është i tillë. Le të imagjinojmë të gjithë se çfarë mund t’u bëjë njerëzve të thjeshtë një polici e tillë e pajisur me një pushtet që vetëm nga ligji nuk vjen. E ndaj së cilës kërkohet reagim dhe kundërpërgjigje njësoj si ajo që pamë në Kalimash pak ditë më parë./TemaTv