Nuk ka dyshim që ka nisur shkatërrimi dhe largimet masive në strukturat e LSI-së.
Këshilltarët Bashkiakë, nga e gjithë Shqipëria po largohen nga LSI duke ikur me PS. Jo sepse nuk durojnë dot politikën e korruptuar të Ilirit dhe Monikës, pasi edhe ata nga i njëjti brumë janë, por po ikin sepse nuk jetojnë dot në opozitë.
Njerëzit e LSI janë afruar në këtë parti me një qëllim të vetëm: Të vjedhin dhe të zhvasin sa më shumë fonde publike.
Në opozitë, Monika nuk i kënaq dot oreksin e të gjithëve, ndaj dhe ka nisur avullimi i njerëzve të kësaj partie.
Shkodër, Kukës, Tiranë, Belsh, Vlorë, Gjirokastër, Elbasan etj… njerëzit e Monikës po ikin si minjtë që e ndjejnë rrezikun e shkatërrimit të Metës dhe gruas së tij.
Pas raportit të Freedom House, LSI është shumë më pranë greminës. Edhe Skrapari i Ilir Metës, zona që presidenti mburret, duket se po i kthne shpinën.
Monika nga frika se vetë kushurinjte dhe njerëzit e Ilir Metës po i largohen dhe po e braktisin, ka dërguar sot Luan Ramën për të parë nga afër situatën.
Ai ka zhvilluar një takim me strukturat e LSI në Skrapar, kur pak kohë më parë dy këshilltarë të saj në bashkinë e Çorovodës u renditën me Partinë Socialiste.
“Në Skrapar LSI është e do të jetë gjithmonë forcë e parë, referencë krenarie për LSI-në. Nga Skrapari po nisim një proces riorganizimi tërësor të LSI-së”, u shpreh Luan Rama.
Këto janë përralla me mbret, ose më saktë përralla me Monikë dhe me Ilir.