osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Presidenca, kioskë ku shiten dekorata, pasaporta dhe… po*dhë kokoshash

Presidenca, kioskë ku shiten dekorata, pasaporta dhe… po*dhë kokoshash

Nga Anri Bala

Presidenti i Ramës, kishte marrë arratinë nëpër malet e Tiranës, për të mbledhur gështenja, kurse tasin dhe zjarrin për t’i zjerë, ia kishte lënë kokoshit të turmës së plehut… “zëhamsit”, që për çudi është trimëruar aq shumë në atë grumbull plehu, sa i duket vetja si shqiponjë, shqiponjë ama, me një veçori të jashtëzakonshme… në shërbim të korbit!

Nga ana tjetër, turret të mbroj Kullën, një nga intrigantët e kioskës presidencë, i akuzuar për mitmarrje nga autoritetet e antimafias italiane dhe porositësi i lajmit të kontenierëve me mbetje tek një senator italian. Lajmi i fabrikuar, u publikua për të përhapur panik dhe për të ngritur në revoltë shqiptarët, me shpifjen se Shqipëria ishte mbytur nga 1200 kontenierë me plehrat italiane. “Zëhamsi” sipër plehut, flet idiotësira, nga ato që prodhon vetë, pa ngrënë fasule, por gështenja, që qelbin dynjanë dhe sigurisht aroma e ndyrë, u jep kënaqësi atij dhe shefit të tij.

Na la gojë mbyllur ky kodosh i Metës, që do tu shes shqiptarëve për virgjëresha, prostituta shtatëzëna, me fakte dhe prova, nga vendi ku kanë mbetur e ku janë shqepur.

Zëhamsi, ka kohë që pordhaliset në qenefin presidencë, por bënë mirë, sepse vendin nga dalin i’a kanë lënë të lirë akoma, deri kur të përgjigjet para ligjit dhe shtetit, që për momentin, lë shumë për të dëshiruar.

Pazari në strofkullën e intrigave, që çdo ditë gumuzhinë nga gjithfarë sekserash, të lidhur me gjithëfarë kokoshësh këshilltarë, që përveç kokoshllikut dhe kodoshllikut, nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër, fillon që pa gdhirë… në ankandin mediatik.

Dekorata sa të doni dhe si t’i doni, për të gjallë e për të vdekur! Madje, aty xhambazët arrijnë të dekorojnë edhe hekura, edhe gurë, male e drurë, deri tek gryka e topit, që kapi Selami dhe më kapi e qeshura, sapo mu kujtua një anekdotë tironse, se si iu shit fshatarit Sahati i Tiranës dhe si ai humbi paratë, sepse nuk mund ta ngarkonte… në gomar.

Shitja e dekoratave, nuk është tregëti dosido për të gjallët, por edhe për ato që nuk u hyjnë në punë, sepse i kanë dhënë lamtumirën prej vitesh kësaj jete dhe vlejnë për pasardhësit e tyre, po aq sa vlen një votë nga ajo botë për sekserët e pushtetit.

Ndërsa pasaporta janë tjetër treg, i cili do verifikuar dhe çuar para drejtësisë, që nga kryexhambazi i presidencës dhe deri tek gjelkokoshat e plehut. Këtu nuk flitet për vota, por për një çantë me banknota. Shembull për tu hetuar është.

Rasti i kapur në flagrancë i sportistit aq të “rëndësishëm” të Tiranës, që na u bë shqiptarë për dy vjet qëndrim në Shqipëri, është një provë e pastër, për tu verifikuar, nëse dhënia e shtetësisë shqiptare, është kthyer në një biznes milionash, ku gjelat pa pupla kanë hapur kioskën në skutat e errëta të allishverishëve.

Krahas biznesit të dekoratave dhe nënshtetësisë, këtyre u lulëzon dhe tregu i pordhëve të gjelkokoshëve të trembur, që mburren e krekosen nëpër rrjete sociale, për trimëri dhe burrëri nga stiva e plehut, në vendin e plehut. Kurse ne, ndjehemi të pafuqishëm për tua u prishur tregëtinë e ndyrë të pordhëve, sepse i kemi blerë me dhunë… duke i paguar si punonjës të shtetit.

Teksa tregëtia vazhdon dhe Rama i “mirë dhe i butë”, inteligjenti, elokuenti, i kërkon butësisht presidentit të tij, se çfarë borxhi të kanë shqiptarët që i trazon dhe nuk pushon, unë do i përgjigjesha Ramës me një pyetje jo fortë të butë: Çfarë borxhi të kishin shqiptarët, që u dhurove në krye të shtetit një kokosh pa pupla, që do helmonte edhe dhelprën… nëse ajo do e hante?!

Të jemi të sinqertë, shpesh herë na habisni, kur ju fusni duart brenda thesit me pjeshka që i’u vënë përpara, vetëm kastravecin e vetëm i’u kap dora! E sigurisht, të vjen keq, kur dëgjon debate për shalqi me provë apo kunguj pa fara, kur edhe nga anët tuaja, nuk mungojnë kastravecat e prishur! /Ekskluzive.al