osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Mero Baze: Iliri më paska kërcënuar… Kur të bëhet President i shoqatës së të burgosurve të Reformës në Drejtësi

Mero Baze:  Iliri më paska kërcënuar… Kur të bëhet President i shoqatës së të burgosurve të Reformës në Drejtësi

Gazetari dhe botuesi i gazetës “TemA” Mero Baze ka reaguar pas sulmit frontal që presidenti i Republikës Ilir Meta ka ndërmarrë ndaj kësaj të përditshme informative.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Baze sfidon hapur kreun e shtetit duke hequr edhe një paralele mes pushteteve që aktualisht ka në dorë Ilir Meta.

Ndër të tjera Baze shkruan:

“Më paska sulmuar Presidenti duke më kërcënuar me “tmerrim”, kur të vij në pushtet, disa ditë pasi ka vajtuar për sulmet ndaj Ylli Ndroqit me të cilët ndan planin e biznesit dhe programacionin e tij. (Mund t’ia provoj po ka kurjozitet). Tani ky në pushtet është, se më shumë se president të Republikës, nuk e bëjmë dot.

Vetëm nëse e ka fjalën kur të bëhet President i shoqatës së të burgosurve të Reformës në Drejtësi, se më shumë se kaq pushtet sa ka, si japim dot.

Plus kësaj kam tërë jetën në opozitë me këtë, kur ka qene kryeministër, zëvendëskryeministër, ministër e president.

S’jam tmerruar, as kur ky dhe ortaku në pushtet kanë vrarë, kanë vënë bombë në makinë, më kanë nxjerrë nga redaksia me policë etj.

Përkundrazi atë e kam parë të tmerruar. E inkurajoj ta mbaj fjalën, e jo të më marrë në telefon e të më thotë “O vëlla Blushin lexon ti? Ai është budalla ja shkruan Monika”, nënvizon gazetari Mero Baze. (TemA)