Trejsi Sejdini është modelja shqiptare për të cilën po flitet në të gjitha mediat rozë aktualisht.
Ajo ka bërë mjaft bujë me pamjen e saj shumë seksi, por edhe me skandalet që e kanë shoqëruar që në moshë të vogël.
Bjondia e njohur ndryshe edhe si “gangsterja e Elbasanit” është bërë një “hit” në rrjetet sociale pas një videoje sherri në një prej klubet e Tiranës, të publikuar në një prej faqeve të Instagramit.
Modelja kishte pasur një reagim për këtë video në profilin e saj, ku kërkonte që të fshihej dhe publikonte mesazhet që autori që e kishte bërë publike, i kërkonte 2 mijë euro.
Një vajzë tjetër e cila po pushton Instagramin me video e saj live është edhe vlonjatja e njohur si Kice.
Ajo njihet për bisedat me persona të panjohur në profilin e saj dhe mendimet e lirshme shpesh të deklaruara me fjalor banal.
Këtë radhë ajo ka vendosur të imitojë videon e reagimit të Trejsit duke e tallur atë dhe duke përdorur një ton ironizues.