osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Astrit Patozi nxjerr prapaskenat e forta: Pse sot Ilir Meta shkumbëzonte si asnjëherë tjetër dhe paralajmëronte pasoja të rënda

Astrit Patozi nxjerr prapaskenat e forta: Pse sot Ilir Meta shkumbëzonte si asnjëherë tjetër dhe paralajmëronte pasoja të rënda

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar pas miratimit të formulës së re të Kodit Zgjedhor, propozuar nga Damian Gjiknuri.

Patozi ka ironizuar drejtuesit politikë shqiptare. Sipas tij janë ata që përcaktojnë listat.

Reagimi i plotë

SHAKAJA E FUNDIT ME HERËSIN E PARTISË PËR MOSHAPJEN E LISTAVE

Damiani e paska qarë këtë riformulimin e gjoja listës së hapur, që është caktuar të miratohet të hënën si reformë zgjedhore, me shumë gjasa mes debatesh dhe kundërshtish të ashpra.

Për të kaluar herësin e partisë kandidatit i duhet, njësoj si më parë, të kaptojë 9 male dhe të marrë ndoshta më shumë se 9 plagë, dhe prapë të mos e kapërcejë dot listën e kryetarit.

Ndryshimi i vetëm është se, pasi të zgjidhen ata që ka caktuar partia, do të ketë edhe dy tabela emulacioni për secilën kategori, një për fituesit dhe një tjetër për humbësit.

Për atë, që rreshtohet i pari tek humbësit, do të ndahen dekorata ose fleta lavdërimi. Ndërsa atij më të pavotuarit nga fituesit do t’i thyhet nota në sjellje, por deputet do të jetë prapë.

Puna është se ai, që ndan dekorata (Presidenti i Republikës), sot shkumbëzonte si asnjëherë tjetër dhe paralajmëronte pasoja të rënda, në rast se listat nuk hapen realisht. Ndërsa ata që caktojnë listat dhe pritet të ndeshen për jetë a vdekje më 25 prill ishin të qetë dhe të patrazuar nga komploti antikushtetues, që mori sot vulën finale në komisionin e ligjeve.

Njëri duke shëtitur rrugëve të Elbasanit, si për ditë vere, ndërsa tjetri duke premtuar për herën e 15-të në Tiranë se do të heqë kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Dhe hajde shpjegoje pastaj politikën e madhe në vendin e shqiponjave.