Të ftuar në emisionin ‘Open’ gazetari Carlo Bolino dhe ish deputeti Mark Marku kanë komentuar mundësinë që ka Lulzim Basha për të marrë mandatin e parë si kryeministër.
Kjo temë solli debat të fortë mes Carlo Bolinos dhe Mark Markut.Debati nisi kur Marku i tha Bolinos se ai ka marrë tendera nga qeveria.
Pjesë nga debati:
Marku: Basha ka shanse sepse qytetarët nuk kanë asnjë arsye për të votuar Ramën. Pse duhet votuar Rama nuk gjen asnjë arsye as Carlo Bolino.
Bolino: Ju bëni propagandë. Pedagog që e keni kthyer departamentin e gazetarisë në qendër anëtarësimesh në PD.
Marku: Abuzoni me fondet e shqiptarëve, por jo me intelektin.
Bolino: Pedagog shpifës. Dekan shpifës. Do ju hedh në gjyq.
Marku: A keni emër. Flisni kur ju thirret emri. E thashë në përgjithësi, pse prekesh ti.
Bolino: Unë nuk marr para si kunati i Bashës nga oligarkët. Djali i Sali Berishës merr miliona çdo ditë nga oligarkët. Jeni një shpifës. Si intelektual nuk mund të bëni një analizë pa bërë shpifje.