Dekorimi i Avni Rustemit nga presidenti i Republikës me dekoratën e “Flamurit Kombëtar”, me motivacionin “për aktin e tij të lartë patriotik që kreu 100 vite më parë, duke asgjësuar armikun kryesor të brendshëm, që mbante peng procesin e rivendosjes së pavarësisë̈, e të sovranitetit shqiptar të shpallur nga Ismail Qemali”, ka ngjallur reagime.
Mirela Bogdani deklaron se në dekorim ka terma komunist.
Ajo e cilëson Avni Rustemin killet me pagesë dhe thotë se dekorimi promovon vrasjen.
Krejt ndryshe e sheh çështjen historiani Pëllumb Xhufi.
Ai shprehet se Rustemi është patriot.
“Unë e miratoj dekorimin e dedikimin që i bëri presidenti. Avni Rustemi ishte idealist, ndërsa Esati njeri i kulisave”, shprehet Xhufi.
Xhufi gjykon se për të kuptuar Avni Rustemin, duhet ditur se kush ishte Esat Pasha për çka përmend faktin që varri i Esat Pashës është në varrezat e serbëve dhe nderohet nga ministrat serbë.
Prej vitesh, qasja ndaj Esat Pashë Toptanit, ka qenë e ndryshme.
“Esat Toptani nuk është tradhtar siç̧ e tregon historiografia komuniste dhe Avni Rustemi nuk është hero, madje vrasja e Esatit pre tij, është një njollë”, thotë Mirela Bogdani, kryetare e Shoqatës “Tirona Intelectum”.
Për Pëllumb Xhufin, situata në të cilën, Rustemi ndërmori aktin ekstrem, ishte tejet komplekse.
“Kur u krye atentanti, Esati po i bente gjëmën vendit në Paris. Esati kishte cunguar vendin dhe kishte unifikuar me serbët” doganat e përfaqësitë diplomatike”, thotë historiani.
Ato që janë qëndrimet e historianëve, nga kryetarja “Tirona Intelectum”, shihen si këndvështrime komuniste.
Për Xhufin, Esat Pasha ndërsa gjendej në Paris po organizonte një kryengritje në Shqipëri që do te rrëzonte qeverinë e Lushnjës, që t’i hapte udhë, planin të tij me serbët.
Por si mund te lexohet sot, politikisht, një akt i tille në një luftë që përtej kufijve të shtetit shqiptar, ishte edhe përplasje politike?
Për Bogdanin, motivacioni është skandaloz, ndërsa për Xhufin, eliminimi është një formë ekstreme e luftës politike.
Xhufi i ndan kohët me njëra-tjetrën, kur është fjala për mesazhin qe jep sot dekorimi i Avni Rustemit për një vrasje në ditët tona.
“Avniu ishte djalë i mësuar, ndërsa Esati njihte vetëm paranë”, thotë historiani.
Ndonëse vrasja e Esatit ishte e 100 viteve më parë, siç thote Xhufi, paralelizmat nuk mungojnë.
Për Bogdanin, dekorimi i Avni Rustemit për vrasjen e Esat Pashës, jep mesazhin e pushkës për kundërshtarin.
Megjithëse historia e këtyre dekadave i ka trajtuar këto të dhëna për dy figurat historike, dasitë e dy qëndrimeve janë kryekëput të ndryshme, deri në kërkesën për heqjen e përmendores për Avni Rustemin.
Bogdani thotë se shoqata e saj, kërkon të hiqet busti i Avni Rustemit, ndërsa Xhufi, shprehet se tiranasit duhet të gjejnë referencë tjetër, jo Esatin, pasi mes Toptanasve, ka pasur shumë patriotë.
Kur pyetet për termin “asgjësimin e armikut të brendshëm” si motivacion dekorate, Xhufi, thotë se në luftë gjërat janë më të thjeshta.
Megjithë këtë, dekorimi për një vrasje per Xhufin nuk promovon vrasjen e kundërshtarit sot.
“Dekorimi i Avni Rustemin nuk promovon vrasjen. Shqipëria sot ka integritet, veç kur e shesin…”, thotë Xhufi.