osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Donald Trump e dinte për këshilltaren që e “mori më qafë”

Donald Trump e dinte për këshilltaren që e “mori më qafë”

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë e dinin se këshilltarja e Donald Trump, Hope Hicks, ishte pozitive me koronavirus, megjithatë kjo nuk e ndali Trumpin të udhëtonte drejt New Jerseyt, bashkë me të.

Ndërsa SHBA-ja gumëzhin ndaj lajmeve për diagnostikimin e presidentit Trump dhe Zonjës së Parë, Melania Trump me Covid, disa po ngrenë pyetje në lidhje me trajtimin e situatës nga administrata e tij, pasi këshilltarja e Trump, Hope Hicks, konfirmoi se ishte testuar pozitive me koronavirus.

Një grup i vogël i zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë e dinin të enjten në mëngjes se Hicks ishte e infektuar me Covid-19, sipas korrespondentit të CNN, Kaitlan Collins.

Megjithatë, kjo nuk e ndaloi as presidentin Trump të bënte një udhëtim në New Jersey për mbledhje fondesh dhe as sekretaren e shtypit, Kayleigh McEnany, të mbante një konferencë për media.

McEnany nuk mbante maskë në konferencë dhe nuk përmendi në asnjë moment diagnozën e Hicks para gazetarëve në dhomë, shton Collins.

“Pra, pyetja që ngrihet për Shtëpinë e Bardhë, është pse Presidenti shkoi në New Jersey, duke e ditur se ai mund t’i vinte në rrezik këta njerëz, donatorët dhe mbledhësit e fondeve?

Dhe sigurisht, pse sekretarja për shtyp, mbajti një konferencë, pavarësisht se e dinte që kishte pasur kontakt me dikë që sapo kishte dalë pozitive me koronavirus? “, shkruan Collins.

“Ajo nuk na tregoi. Nuk u tha as gazetarëve që ishin në avion. Dhe do të ketë pyetje serioze për Shtëpinë e Bardhë, e cila i mbajti ato informacione fshehur jo vetëm nga reporterët në dhomë, por edhe nga populli amerikan , në lidhje me gjendjen e shëndetit të Presidentit dhe njerëzve me të cilët ai potencialisht është në kontakt “.