Ilir Meta prej muajsh është duke përdorur Presidencën, për politikë.
Këtë të premte, ai mbajti një konferencë për shtyp, ku është shfaqur jo si president i vendit, por si kryetar i opozitës, duke sulmuar kryeministrin Edi Rama.
Por sit ë mos mjaftonte kjo, në mënyrë skandaloze, Ilir Meta ka thyer çdo ligj të vendit, për një president.
Ai ka mbajtur një takim politik pasditen e kësaj të premte, duke u përfshirë zyrtarisht në fushatën elektorale, e cila tashmë ka filluar prej ditësh, edhe pse zgjedhjet mbahen pas disa muajsh.
Përfshirja e Ilir Metës në fushatë, do të mjaftonte për shkarkimin e menjëhershëm të tij, por me sa duket socialistëve iu intereson kjo gjë, pasi e kanë kuptuar se me Metën e Berishën përballë, do të polarizohej ndjeshëm situata dhe nuk do të kishin rrjedhje votash. /TemA