Këngëtaren shqiptare e kanë shpallur të vdekur.
Një portal, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka shkruar një lajm ku shprehet se Albërie Hadërgjonaj ka vdekur gjatë një aksidenti të tmerrshëm në “Rrugën e Kombit”.
Mirëpo nuk ka vonuar dhe ka ardhur edhe vetë reagimi i këngëtares, pasi gjithçcka ka qenë një farsë për të fituar klikime.
Ajo ka shpërndarë një foto ku shihet lajmi i rremë.
“Ja syri i keq, unë jam shëndoshë e mire në New York”- shkruan këngëtarja krahas fotos shoqëruar me emoji me të qeshura me lot.