osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Basha, gënjeshtari i pandreqshëm: Braktis propozimin për mandat dy-vjeçar të kryetarit të PD-së

Basha, gënjeshtari i pandreqshëm:  Braktis propozimin për mandat dy-vjeçar të kryetarit të PD-së

Në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike, të zhvilluar pasditen e sotme, sekretarët dhe “delfinët” e Bashës kanë propozuar një projekt-statut krejtësisht të njëanshëm, për ndryshime tërësisht përçarëse. Këtë e ka thënë në mbledhjen e kryesisë Gent Malko, i cili ka qënë pjesë e grupit të punës.

Ai ka theksuar se nuk është thirrur në asnjë takim dhe se ky draft i është dhënë vetëm 10 minuta para mbledhjes.

CNA.al ka mësuar se nga ana tjetër anëtarja e kryesisë së PD, Endira Bushati  ndërkohë e ka pyetur Bashën nëse i qëndron asaj çfarë ai vetë ka deklaruar për mandatin dy-vjeçar të kryetarit, por Basha i është përgjigjur “Nuk jemi në konferencë shtypi këtu”.

Pra, Basha i cili disa kohë më parë premtoi se mandati i kreut të PD do të jetë dy-vjeçar dhe se do ti jepet bazës më shumë kompetencë, me ndryshimet e sotme statutore nuk ka bërë asgjë. Shpejt e shpejt ka përgatitur pikat për gjetjen e grupeve “armiqësore” në parti dhe është tërhequr nga premtimi që ju ka bërë demokratëve se kryetari do të ketë mandat dy-vjeçar.

Nga ana tjetër duhet theksuar dhe fakti se lëvizja e tij për gjoja kompetenca në bazë është një mashtrim i radhës ashtu si dhe zgjedhja e kryetarit dy vjet, pasi premtoi se do ti zgjidhnin kandidatët për deputet dhe kryetarë bashkie degët e partisë, por sërish ka vendosur një komision i cili do të jetë totalisht nën kontrollin e tij.