Ditën e sotme strukturat e Partisë Demokratike, kanë organizuar një protestë duke menduar se do kalonte kryeministri Edi Rama për të marrë pjesë në “Panairin e Punës” në këtë qytet.
Por në fakt rezultoi të ishte një trillim nga kryetarja e bashkisë së Shkodrës, sepse kryeministri kishte tjetër axhendë në qytetin e Vlorës. Siç duket edhe nga fotoja e siguruar nga Lexo.al, pjesëmarrja ka qenë shumë e ulët, kjo nxjerr në pah se anëtarët e PD-së në Shkodër nuk i binden Lulëzim Bashes. Një ndër shkaqet që PD u braktis në protest ishte edhe Jozefina Topalli, pasi është bastion i saj dhe gëzon mbështetje. Nga ana tjetër qytetarët nuk janë bashkuar protestës së Bashës.