Demokrati Arben Imami, ka shpërthyer sërish kundër lidershipit të PD-së duke e quajtur si të paaftë.
Sipas Imamit, Basha nuk është në gjendje të japë përgjigje. Sipas tij, çdo kryetar që humbet zgjedhjet, duhet të largohet.
Grupi i punës i caktuar më herët për të mbledhur rekomandimet dhe propozimet po i prezanton ato para anëtarëve të kryesisë.
Dokumenti në fjalë, prej disa pikësh po prezantohet nga Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani.
Por anëtari i kryesisë Arben Imami ka shprehur rezerva për draftin.
Ai e ka lënë mbledhjen pasi është shprehur se duhet garantuar dorëheqja e kryetarit në rast të humbjes në zgjedhje.
“Kryetari nuk jep dot përgjigje për këto gjera. Nuk më duket e arsyeshme që kryetari të zgjidhet një herë në çdo dy vjet. Ai kur humb zgjedhjet duhet të largohet” – tha Imami duke dalë nga PD.