Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook-un e tij pamjet fantastike nga Qendra e Re Turistike e Valbonës. Këto pamje nga Veriu i vendit, Kryeministri i shoqëron edhe me mesazhin se tashmë është shkundur pluhuri i harresës së turpshme dhe se turistët mund të shijojnë mrekullitë e Tropojës së bukur.
Postimi i Ramës
MIRËMËNGJES
dhe me Qendrën e Re Turistike të Valbonës, pjesë e programit të qendrave mikpritëse të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, e cila ka hapur dyert për turistët që të shijojnë mrekullitë e Tropojës së bukur, ku në këto 7 vjet kemi shkundur pluhurin e harresës së turpshme të atyre që Tropojën e kanë shfrytëzuar veç për vota e luftra absurde politike, ju uroj një të dielë të qetë