Flamur Noka i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 ka folur për lëvizjen më të fundit të tij, kandidimin në Tiranë duke lënë Kukësin pas 3 mandatesh.
Noka thotë se atij nuk i është komunikuar kjo lëvizje por është bërë me konsultim. Sipas tij rrethanat e PD janë të tilla që ai duhet të kontribuojë më shumë në Tiranë, pasi kuksianët tashmë për të janë të motivuar edhe pa emrin e tij në listë.
Ai nuk e fsheh keqardhjen për moskandidimin në Kukësi por thotë qartazi se është punëtor i vjetër në PD dhe është besnik i partisë po aq dhe elektoratit.
”Unë jam një punëtor i vjetër partie. Jam rritur në atë parti, dhe përgjithësisht kam zbatuar një parim.
Parimi është ky, forca ime politike që më ka rritur, unë do i përgjigjem ku të jetë.
Sigurisht që ndjej një keqardhje. Por kur rrethanat kërkojnë që duhet të japësh më shumë në një vend tjetër, duhet të shkosh. U zgjodha për 3 mandate.
U ngelem besnik elektoratit, por po aq dhe PD. Jam rritur këtu, dhe si njeri i rritur në PD, kur bëhen diskutime për nevoja për kontribut.
Kjo është bërë në konsultë. Pasi sigurisht që unë siç e thashë kam qenë gjithnjë i hapur. Puna është ku mund të bëj më mirë.
Kukësi ka qenë domosdoshmëri të isha unë në luftëtar në beteja për sa kohë kishte 4 mandate.
Kuksianët nuk kanë më nevojë, ata janë të motivuar tashmë. I motivon më së shumti Rama.
Sepse si ata apo si gjithë Shqipërinë të lënë pas dore, të përzënë.”- tha Noka.