Në episodin e djeshëm të “Big Brother Vip” në Itali I ftuar special ishte aktori Gabriel Garko i cili zbuloi për të gjithë se është homoseksual.
Ai realizoi një takim me aktoren Adua Del Vesco, ku me të cilën ka pasur edhe një fejsë false e cila zgjati nga viti 2015 deri në vitin 2018.
Gjatë takimit Gabriel kishte shkruar një letër për Adua-n, letër e cila e bëri atë të përlotet.
“Të kam shkruar një letër dhe dua ta lexoj. Adua, Rosalinda, ti kurrë nuk më ke thirrur Dario (emri i vërtetë i Gabriel Garko-s) apo jo? Një djalë që e fshiva, e vrava dhe dua ta kthej në jetë. E di që këto gjëra që do të them do të vijnë si surprizë për ty, jo sepse ti nuk e di, por sepse nuk e di që do t’i them këtu.”
Ai më pas shtoi se ajo çfarë ata kanë kaluar ka qenë një përallë e bukur.
“Ne jetuam bashkë një përrallë të bukur…të bukur, por përrallë. Dhe në përralla ka nga ata që dëgjojnë, nga ata që shkruajnë dhe nga ata që i interpretojnë. Dua të të them të bësh si unë, të gjesh fëmijën brenda teje. A të kujtohet kur të thashë në Sanremo se doja të bëja gjërat e mia? Këtu dhe atje pata guximin të filloj të jetoj, thashë moshën time të vërtetë. Atje, fëmija u kthye në jetë dhe sot më shumë se kurrë dua të të them se nuk gjej dot më një maskë që më përshtatet.”
Në vijim, aktori pranoi së më në fund ndihët i lirë nga karakteri në të cilin ka qenë I mbërthyer ndër vite, të cilën e quajti “sekreti Pulcinella” dhe do të vazhdojë të jetojë jetën e tij bashkë me Adua-n në krahë, por si shoqe.
“Adua, ne jetuam një përrallë të lumtur dhe do ta jetoja një mijë herë sepse ti ishe atje. Tani, pas shumë vitesh, ndihem i lirë më shumë se kurrë dhe dua të jetoj jetën time me ty si shoqe, sic kemi qenë gjithmonë.”
Moderatori Alfonso Signorini ndërhyri duke e pyetur Garko-n se çfarë nënkupton sekreti i Pulcinella-s.
“Ah, çfarë kam për t’ju shpjeguar? Nuk është vendi i duhur,” tha ai duke shtuar më pas, “Nuk mendoj se ka nevojë për shumë shpjegime. Jemi në 2020-n.”
Gabriel Garko ka punuar si model dhe si aktor. Kulmin e karrierës së tij e pati në serialin “L’onore e il rispetto”, përmes të cilit u bë i njohur edhe për publikun shqiptar në rolin e kreut të mafias, Tonio Fortebracci.