osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Raporti i GRECO për korrupsionin: Shqipëria shënon progres! Vendi është gati për hapjen e negociatave me BE

Raporti i GRECO për korrupsionin: Shqipëria shënon progres! Vendi është gati për hapjen e negociatave me BE

Qeveria shqiptare duket se ka çuar përpara luftën kundër korrupsionit. Dje GRECO ka publikuar një raport sa i takon organizimit të Këshillit të Europës Kundër Korrupsionit, teksa bën me dije se lufta kundër korrupsionit në Shqipëri është sofistikuar dhe fuqizuar në atë nivel, sa që vendi është gati të nisë negocimin e kapitujve të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Kështu në Seancën Plenare të 85 të GRECO-s, një organizëm që prej 4 vitesh monitoron arritjet në fushën e korrupsionit në Shqipëri, u diskutua mbi raportin e dytë të përputhshmërisë, me fokus në “Parandalimin e korrupsionit në lidhje me anëtarët e Parlamentit, gjykatësit dhe prokurorët”.

Më tej sipas raportit, thuhet se gjatë këtyre katër viteve që Ministria e Drejtësisë është caktuar si Koordinatori Kombëtar për çështjet e korrupsionit, ky raportim shënon padyshim arritjen më të lartë të Shqipërisë në plotësimin e rekomandimeve, jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe në rajon, pasi kemi arritur kështu të përmbushim 9 nga 10 rekomandime.

Ndërkohë dy vjet më parë, në raportin paraardhës të përputhshmërisë në lidhje me Raundin IV të Vlerësimit për Shqipërinë të miratuar në qershor 2018, GRECO ka vlerësuar se Shqipëria përmbushte vetëm 4 nga 10 rekomandimet. Kujtojmë që qëllimi i seancës së djeshme plenare ishte vlerësimi i ecurisë së Shqipërisë në përmbushjen e rekomandimeve të GRECO-s mbi parandalimin e korrupsionit, miratimin dhe zbatimin efektiv të kuadrit ligjor për etikën në Kuvend, ngritjen e strukturave përgjegjëse për etikën në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, si dhe ngritjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Nga ana tjetër, në lidhje me luftën kundër korrupsionit edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka theksuar se ky fenomen do të luftohet me zero tolerancë, ndërsa ka përmendur edhe progresin e Shqipërisë referuar raportit të GRECO.

“Një lajm tejet inkurajues në luftën kundër korrupsionit u zyrtarizua sot në Seancën Plenare e 85-të e GRECO-s, ku u diskutua në lidhje me Shtojcën e Raportit të dytë të Përputhshmërisë, në kuadër të Raundit IV të Vlerësimit për Shqipërinë me objekt “Parandalimi i korrupsionit në lidhje me anëtarët e Parlamentit, gjyqtarët dhe prokurorët.

Gjatë këtyre katër viteve që Ministria e Drejtësisë është caktuar si Koordinatori Kombëtar për çështjet e korrupsionit, ky raportim shënon padyshim arritjen më të lartë të Shqipërisë në plotësimin e rekomandimeve, jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe në rajon, pasi kemi arritur kështu të përmbushim 9 nga 10 rekomandime”, deklaroi ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj./Sot