Kreu i qeverisë Edi Rama, ka treguar sot disa të dhëna rreth biznesit të vogël, ku thotë se gjatë 5 vjetëve të fundit, ato janë trefishuar.
Mirëpo ky informacion ka bërë që qytetarët të replikojnë me Ramën duke shprehur kështi edhe pakënaqësitë e tyre.
Dikush i shkruan se ndërsa kryeministri flet për bizneset, njerëzit po kërkojnë azil për t’u larguar nga vendi.
“Ku i shikon ti njerëzit qe përditë kërkojnë azil apo ne portalet e lehaqeneve, sepse shifrat e vendeve ku kërkohet azili nuk e thonë ketë! Po përtej kësaj, Shqipëria nuk është me ne bunkerin e kohës se vjetër, njerëzit lëvizin si ne çdo vend tjetër dhe po te shohim shifrat e lëvizjeve ne çdo vend ish-komunist (përfshire edhe vendet qe sot janë ne BE nga ajo pjese) fenomeni ikjes është kudo, sepse patjetër qe vendet e pasura te perëndimit ofrojnë shanse te tjera, por kjo është faze e historisë qe s’ka lidhje me qeveritë po me mundësitë objektive!”, i përgjigjet kryeministri.
Ndërkohë dikush tjetër i shkruan se po të dalësh një xhiro në Tiranë, do të vëresh se bizneset nuk bëjnë më shumë se 6 mijë lekët të vjetra xhiro ditore.
“Miku im nuk matet xhiroja duke bere xhiro neper Tirane, po matet nga te dhënat e deklarimeve ne tatime dhe po te informoj qe ne muajt korrik/gusht te dhënat janë kthyer ne vazhdën e vitit te shkuar për te njëjtën periudhe, qe do te thotë ringritje pas rënies drastike te periudhës se karantinës se madhe!”, i kthehet kryeministri.