Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një lajm të mirë. Rama bën me dije se numri i bizneseve të vogla është rritur 3 herë më shumë nga viti 2013 në vitin 2019.
Postimi i Ramës
MIRËMËNGJES
dhe me këtë të dhënë tjetër të regjistrit të Tatimeve të Republikës së Shqipërisë, mbi numrin e bizneseve të vogla të shtuara nga viti 2013 në vitin 2019, ju uroj një ditë të mbarë
MIRËMËNGJES 😊
dhe me këtë të dhënë nga regjistri i Tatimeve të Republikës së Shqipërisë, ku të gjithë ata miq këtu, të cilët e komentonin si ulje të numrit të bizneseve kursimin e 130 milionë USD nga ulja e taksave (paraqitur në grafikun e djeshëm), kur në fakt bizneset e vogla në harkun e pesë viteve të fundit JANË TREFISHUAR, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë🙏