Në protestën e sotme në Shkodër parashikohej që të flitej kundër kryeministrit Edi Rama, por problemin PD-ja e ka me PD, më saktë me lidershipin e saj. Ndërsa pjesëmarrja ishte më e ulët sesa çdo herë.
Një deklaratë e një ish-të përndjekure politike ka prishur protestën e PD-së në Shkodër, vetëm me këto fjalë: “Kjo Partia Demokratike që ne shkodranët e vjetër e t’ri e kena dasht kaq fort, ka tradhtu idealet tona. Me ç’kuptim? Kështu ishin në fillim askërkush nuk ka luftu me i dhënë të drejtat të persekutuarve politike.
Dhe, Partia Demokratike e them si njeriu që e ka dashtë, ka aspiru për të, në qoftë se nuk i kërkon falje qytetarëve të saj të tradhtuar, nëse nuk bën një ndjesë publike dhe nuk përcakton qartë ne nuk e duam, as PS, as PD dhe asnjë parti tjetër.
Ne duam shkoqur një qeveri antikorrupsion teknike, me figura si djali doktor Aleks Spahiut që unë e njoh mirë gjithë të kalumen e tij edhe të sotmen e tij, dhe gjithë të tjerët që kanë kenë njerëz me integritet gjithë jetën e tyne. Unë du një qeveri një qeveri teknike antikorrupsion.”