osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Spartak Ngjela: Kërcënimet e Metës tregojnë se e ka humbur ekuilibrin! Ligji i posaçëm e ka nxjerrë nga fiqiri, po tallet gjithë bota me këtë president pa kapacitet

Spartak Ngjela: Kërcënimet e Metës tregojnë se e ka humbur ekuilibrin! Ligji i posaçëm e ka nxjerrë nga fiqiri, po tallet gjithë bota me këtë president pa kapacitet

Politika në vendin tonë vijon të jetë e paqëndrueshme. Presidenti Ilir Meta pas një “pushimi” të vogël, ka rikthyer sërish sulmet dhe akuzat në drejtim të mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama.

Prej disa ditësh resht, Meta ka kërcënuar sërish PS se do shpërndajë Parlamentin, duke e cilësuar atë si ilegjitim. Por në lidhje me këto sulme, reagoi avokati Spartak Ngjela. Në një reagim për gazetën “SOT”, Ngjela u shpreh se presidenti Meta e ka humbur ekuilibrin mendor dhe se sipas tij me veprimet dhe retorikat e Metës po tallet jo vetëm mazhoranca, por e gjithë bota.

Për avokatin, Meta nuk duhet të ishte në krye të Presidencës, duke shtuar se ligji që po hartohet për të i ka futur frikën dhe e ka nxjerrë nga fiqiri. Avokati shtoi në reagimin e tij se ngritja dhe funksionimi i SPAK është kthyer tashmë në një makth për kreun e shtetit.

“Sulmet e Metës janë të paqëndrueshme. Me çfarë do e shpërndajë Parlamentin ai, do tallet gjithë bota do tallet edhe mazhoranca me të. Nuk kishte Meta kapacitet për të qenë president, ka humbur ekuilibrin. Në fund të muajit tetor pritet ngritja e SPAK dhe ai është në listën e tyre për pronat. Por nuk ka çfarë të bëjë se është i vetëm. Ai tani ka frikën se po rregullohet ligji për presidentin.

Shqipëria nuk e ka një ligj të tillë dhe është një gabim shumë i rëndë. Por këta e kanë përkëdhelur presidentin se e kanë zgjedhur vetë. Ky që doli tani jashtë fiqirit i kujtoi që të gjitha këto budallaqet që bën është se nuk ka ligj. Kurse porsa u përket atyre të tjerave që thotë nuk mund të merret njerëz të thjeshtë shoqëror me kapacitete të tilla të bëhen president”, u shpreh Ngjela.

Papjekuria politike e qytetarëve

Më tej avokati Spartak Ngjela tha se arsyeja pse vendi ndodhet në këtë situatë është nga papjekuria politike që kanë qytetarët. Sipas avokatit, qytetarët nuk mendojnë për të ardhmen e vendit, por shkojnë vetëm pas një partie, e cila ndonëse vjedh votat dhe shtetin, ata sërish e votojnë.

Por pavarësisht situatës politike aspak të qetë të krijuar në vendin tonë, avokati shprehet optimist se me ngritjen e SPAK jo vetëm Meta po të gjithë të korruptuarit do të përballen me drejtësinë. “Është fatkeqësi që vjen nga papjekuria politike e shqiptarëve, që futen pas berihait me një parti dhe e votojnë. Pastaj ajo parti vjedh votat, vjedh shtetin pastaj vjen vota prapë.

Kjo është një gjellë e pështirë që do marrë fund. Nuk është vetëm Meta që penalizohet janë shumë prej tyre, do e shikoni. Prandaj kanë humbur ekuilibrin, se do ketë edhe humbje ekuilibrash të tjerë. Por edhe sikur të bashkohen të gjithë bashkë nuk bëjnë dot gjë. Do presim tetorin”, u shpreh Ngjela. Por edhe pak kohë më parë, në një reagim për gazetën, avokati deklaroi se presidenti Ilir Meta është më i rrezikuari nga reforma në drejtësi.

Sipas avokatit, reagimet e ashpra të Metës në drejtim të qeverisë vijnë nga frika e arrestimit dhe sekuestrimit të pronave. Ngjela tha se kjo frikë ka bërë që presidenti të humbë ekuilibrin mendor dhe të vijojë tentativat për të bllokuar drejtësinë e re, që sipas tij janë të dështuara.

Për Ngjelën, ka ardhur koha që Meta të dalë para drejtësisë dhe të arrestohet. “Metën e ka kapur prishja e çështjes së tyre dhe vlerësimi i pronave. Nuk shpëton dot, reformën nuk e rrëzon dot, ndonëse i ka bërë të gjitha përpjekjet për ta rrëzuar. Duhet ta mëshironi se ka humbur ekuilibrin, por do përplaset me drejtësinë. Patjetër, që duhet të arrestohet”, tha Ngjela.