Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka deklaruar se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përfituar 4 shtëpi gjatë kohës së tërmetit.
Po ashtu Veliaj shtoi se është gati që t’i provojë se Basha ka dy vila në Long Hills dhe dy në Lalz, e po ashtu pallati ku banonte para tërmetit që tha se është dëmtuar, gënjen pasi ai ka aktkonstatimin se nuk është dëmtuar.
Pjesë nga intrevista
Veliaj: Peshkuan këto njerëz PD apo PD shkon dhe bën aleancë me ato që gënjejnë. Një njeriu mund ti lejohet, por unë kam dokumentin e pagesës. Një njeriu mund ti lejohet të fitojë oportunitet, por jo një partie politike që të gënjejë. E vërteta është kjo që po them me fakte.
Një njeri i thjeshtë që sheh se kryetari i opozitës në kohë tërmeti u bë me katër shtëpi thotë pse mos ta provoj edhe unë fatin. Se thotë se në kohë fatkeqësie përfiton ai, pse mos të përfitoj edhe unë i shkreti.
Fevziu: Kjo nuk është mënyrë e mirë për të akuzuar kryetarin e opozitës!
Veliaj: Të gjitha shpifjet i kam çuar në gjykatën e Tiranës dhe po blehen kompjutera në shkolla me paratë e fituara nga gjyqet e shpifjes. Unë jam gati ti provoj edhe dy vilat te Long Hills edhe dy vilat në Lalz, edhe pallatin që është dëmtuar, dhe nuk është vertetë që pallati i liderit të opozitës është dëmtuar këtë e vërtetoj me aktkonstatimi.