Seanca e sotme plenare ka nisur me debate të forta. Pas përplasjes së Rudina Hajdarit me Elisa Spiropalin, kësaj here ishte deputeti Adriatik Alimadhi që vazhdoi debatin.
Teksa u ngjit në foltore pa iu miratuar koha për të folur nga kryetari i parlamentit, Gramoz Ruci, Alimadhi u përplas me të.
“Komunist i ndyrë, e di çfarë të bëj apo jo?”,-tha Alimadhi.
“Je fatkeq për identitetin që ke. Po të jap vërejtje do të përjashtoj nga seanca.
Atëherë je i përjashtuar nga seanca. Dy minuta pushim, shërbimet e Kuvendit ta nxjerrin përjashta.
Nese nuk del do i kërkoj sekretariatit 10 ditë përjashtim”, deklaroi Ruçi.
Alimadhi ka vazhduar të flasë në foltore, dhe më pas deputetët e opozitës së re janë afruar që të bindin Alimadhin të largohet nga foltorja.
“Zoti Gjuzi, largohu”, tha Ruçi.
Ruçi ka vijuar duke i thënë Alimadhit:
“O trim, largohu nga foltorja o trim, se është shekulli i mendjes, jo i forcës.”
Alimadhi: Nuk mendoj se ish-partisë kriminale komuniste, sot Partia Socialiste të na përfaqësojë…
Ruçi: Ku është procedura këtu. Ulu. S’ke replikë. Ta kam hequr fjalën. Po më the komunist dhe ballist, jemi ndarë që në ’44-n.
Alimadhi: Ky podium ka pasur deputetë të ndryshëm të partisë kriminale komuniste…
Ruçi: “Ulu. Po të tërheq vëmendjen se ke bllokuar foltoren. Jam i lumtur në identitetin tim, ti duhet të jesh fatkeq për identitetin tënd. Ulu. Po të jap vërejtje, do të përjashtoj nga seanca.
Dy minuta pushim, shërbimet e Kuvendit ta nxjerrë jashtë deputetin. Nëse nuk del, do të përjashtohesh me 10 ditë.”
Pas debateve, Ruçi ndërpreu seancën për një orë.